“Na është kërkuar nga të tjerë”, Rama: Pse u zgjodh Italia për “Emigrantët”

15 Tetor 2024 | 10:49

Është mbajtur sot në Luksemburg konferenca e dytë ndërqeveritar Shqipëri-BE.

Në fjalën e tij në këtë konferencë kryeministri Edi Rama u pyet për marrëveshjen për emigrantët me Italinë.

Ai theksoi se edhe vende të tjera ia kanë kërkuar Shqipërisë këtë marrëveshje, por u bë me Italinë dhe nuk do të bëhet me asnjë vend tjetër për shkak të lidhjes së gjatë dhe të fortë historike dhe aktuale me vendi fqinj përtej Adriatikut.

“Na është kërkuar nga të tjerët dhe kemi thënë jo, gjithkush duhet të kuptojë se marrëdhënia jonë me Italinë është shumë e veçantë, shkon pas mijëra vjet dhe shkon pas në kohë në shumë volume ndërveprimin gjatë 30 viteve të fundit që kur dolëm nga regjimi komunist kur u larguan qindra mijëra nga brigjet tona dhe Italia hapi krahë për ne apo kur erdhi të nda ndihmonte pas rënies së firmave piramidal dhe pas tërmetit që është fillesa e rindërtimit të kësaj marrëdhënieje kur italianët ishin të parët që na erdhën në ndihmë. Ne nuk jemi vend i BE, ne jemi vend evropian dhe kjo nuk është certifikatë e marrë në Bruksel, gjeografia jonë flet shumë për atë që kemi bërë me Italinë”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të premte fshatin Pilur, në Bashkinë e Himarës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
17:16 | 24/07/2026

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026