“BE u tregua e padrejtë me ne”, Rama: Shqipëria nuk ka plan “B” veç Europës

15 Tetor 2024 | 10:27

Është mbajtur sot në Luksemburg konferenca e dytë ndërqeveritar Shqipëri-BE.

Në fjalën e tij në konferencë në krah të ministrit të jashtëm të Hungarisë, vendi që drejton aktualisht Presidencën e Bashkimit Evropian Rama e cilësoi çeljen e grupkapitullit të parë të negociatave me BE një gur themeli historik drejt ribashkimit tërësor Evropian.

Ai theksoi se BE në të shkuarën është treguar e padrejtë me vendet kandidate siç është Shqipëria, kur hodhi poshtë rekomandimet e hartuara nga vetë Komisioni Evropian.

“Kanë qenë 5 vite të gjatë sfiduese dhe jo të lehta, qëndroj këtu përpara këtij hapi domethënës për integrimin ne Shqipërisë në BE. Për fat të keq, me ndihmën e Vladimir Putin që ky proces mori një shpejtësi të re pas agresionit të tij në Ukrainë që i kujtoi Evropës se keni nevojë për Ballkanin Perëndimor. Çelja e grupkapitullit me 5 kapituj themelorë dhe kriteret shënon një gur themel historik drejt ribashkimit tërësor evropian. Dje isha në Berlin ku mora pjesë në Samitin e Berlinit dhe një gazetar më pyeti: A ka Shqipëria një plan B nëse sërish BE e vonon procesin siç ka bërë në të shkuarën. Shpesh BE është treguar e padrejtë ndaj vendeve kandidate, u tregua e padrejtë ndaj nesh kur hodhi poshtë rekomandimet e hartuara nga komisioni i vet, mbështetur në fakte por ne nuk mund të kemi një plan BE kur vjen fjala për sundimin e ligjit dhe demokracinë që nuk mund të garantohet jashtë BE. Shqipëria ka përmbushur të gjitha parakushtet për të nisur këtë fazë të integrimit”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin

Banorët e fshatit Përparim thonë se qarkullimi me shpejtësi të lartë e ka kthyer aksin Elbasan–Peqin në një rrezik të përditshëm për këmbësorët. Pas aksidentit...
18:15 | 24/07/2026

Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër

Në gjashtë muajt e parë të vitit, përmes pikave kufitare në veri të vendit kanë hyrë dhe kanë dalë mbi 2 milionë shtetas dhe rreth...
17:47 | 24/07/2026

Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të premte fshatin Pilur, në Bashkinë e Himarës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
17:16 | 24/07/2026