Spanja mirëpret marrëveshjen SHBA-Iran dhe bën thirrje për dialog
Ministri i Jashtëm i Spanjës, Manuel Albares, ka përshëndetur njoftimin për arritjen e një marrëveshjeje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke e cilësuar atë një hap të rëndësishëm drejt uljes së tensioneve në rajon.
Në një reagim të publikuar në platformën X, Albares falënderoi ndërmjetësuesit për angazhimin e tyre dhe theksoi rëndësinë e garantimit të lundrimit të lirë dhe të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më strategjike për tregtinë globale të energjisë.
“E mirëpres njoftimin e një marrëveshjeje midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Falënderoj ndërmjetësuesit për përpjekjet e tyre. Lundrimi i lirë dhe i sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit është thelbësor”, deklaroi ai.
Kryediplomati spanjoll shtoi se dialogu dhe negociatat mbeten mjetet më efektive për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare dhe për ruajtjen e armëpushimeve, duke përfshirë edhe situatën në Liban.
Më herët gjatë ditës, kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, njoftoi se SHBA-ja dhe Irani kishin arritur një marrëveshje pas negociatave intensive. Sipas tij, palët kanë rënë dakord për një ndalim të menjëhershëm dhe të përhershëm të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë edhe Libanin.
Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje
15 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudanin Jugor
Reagime të ashpra ndaj FIFA-s, pse vendimi për Balogun cilësohet i paprecedentë
- 20:33 Kupa e Botës 2026, ankesa e Belgjikës për Balogun refuzohet si “e papranueshme”
- 20:28 Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë
- 20:06 Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje
- 19:51 Sot dita e 37-të e protestës, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
- 19:43 Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik
- 19:38 Serbia, përkrah Rusisë, Kinës dhe Bjellorusisë në varrimin e Khameneit