Spanja nis kursimin e energjisë, kufizohen kondicionerët, fiken vitrinat e dyqaneve

10 Gusht 2022 | 18:49

Spanja ka nisur të zbatojë masat e kursimit të energjisë.

Zyrat, dyqanet, baret dhe restorantet nuk do të lejohen të mbajnë temperaturën e kondicionerit nën 27 gradë gjatë verës.

Nga kjo e mërkurë, vitrinat e dyqaneve do të fiken në orën 22.00

Në dimër, ambientet publike nuk do të mund të rrisin ngrohjen mbi 19 gradë celsius.

Nga 10 gushti një sërë masash të tjera do të hyjnë në fuqi në përpjekje për të përballuar sa më lehtë dimrin, pas frikës se Rusia mund të shkurtojë furnizimet me gaz në Evropë.

Pavarësisht një varësie të ulët spanjolle nga gazi rus, për kryeministrin spanjoll ky është një angazhim evropian.

“Duhet të respektojmë marrëveshjet që kemi arritur në Bruksel dhe solidaritetin, sepse pavarësisht se Spanja është më e përgatitur për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike në krahasim me vendet e tjera që janë shumë më të varura nga gazi rus apo burimet ruse të energjisë, si p.sh. Gjermania, Italia dhe vende të tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore, Spanja ka një angazhim solidariteti me vendet e tjera evropiane”, tha Pedro Sánchez, kryeministër i Spanjës.

Nga shtatori dyqanet gjithashtu do të detyrohen të mbajnë dyert e mbyllura dhe sistemet e ngrohjes do të duhet të kontrollohen më shpesh për të rritur efikasitetin e tyre.

Një masë e pranuar pa shumë dëshirë.

“Do të jetë e pamundur, sepse tani jemi në 18 gradë. Nëse shkojmë deri në 27 gradë, do të djersitemi gjithë ditën, nuk do të kemi nevojë të shkojmë në palestër. Frigoriferët japin shumë nxehtësi”, shprehet Eric Muller, shitës akulloresh.

“Nëse dilni për një shëtitje ajo që dëshironi të shihni është lumturi, sepse në lagjen tuaj nuk shihni të njëjtat drita. Pra, nëse vendosni të vini në Gran Via dhe gjithçka është e fikur, do të pyesni veten se çfarë po ndodh”, thotë Javier Reine, pronar i stendës së pijeve.

Spitalet, qendrat shëndetësore, shkollat, parukeritë dhe mjetet e transportit janë të përjashtuar nga masat e kursimit të energjisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026