Spanja rihap kufijtë, turistët dhe qytetarët spanjollë mund të lëvizin lirisht
Duke nisur nga diela, Spanja hapi kufijtë e saj për shumicën e vendeve evropiane dhe i dha fund kështu gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga pandemia e COVID-19. Po ashtu spanjollëve iu lejua të lëvizin lirisht në të gjithë vendin, të takojnë miqtë dhe familjarët e tyre në rajone të tjera.
“Kam tentuar të vij katër herë radhazi dhe ata nuk më lejuan të kaloj, por duke nisur nga data 21 kufijtë janë hapur. Jam shumë e lumtur. Të gjithë janë tejet të lumtur”, thotë një studente.
“Gjendja shpirtërore nuk është njësoj si më parë. Kur çdo gjë ishte më festive. Mund ta kuptosh këtu dhe atje, kontrolle strikte, të gjithë me maska… fjala për ta përshkruar këtë nuk është frika , thjesht të impresionon më shumë”, thotë një turist nga Holanda.
Rrugët kryesore që të çonin në drejtim të Spanjës filluan të tejmbushen me vizitorët e parë, ndërkohë që jo pak spanjollë nxituan të largohen nga qytetet e tyre.
“Unë vajta në Spanjë për të blerë disa ushqime, të furnizohem me naftë dhe në fund të blej disa cigare”, thotë një pensionist.
Ndërkohë që shumë prej vendasve, njësoj si Massimo Pasqui shpresoj në një rikthim të shpejtë të turistëve, ne bregdetin tashmë pothuajse të braktisur spanjoll.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania