Spanja rrit çmimin e vajit te ullirit, shkak ulja e prodhimit
Thatësira e shkaktuar i nxehti ekstrem ka përgjysmuar prodhimin e vajit të ullirit në Spanjë. Kjo ka bërë që çmimi të rritet me 112% krahasuar me vitin e kaluar. Një nga fermerët, Jesús Anchuelo, deklaron se kanë pësuar humbje dhe pavarësisht se çmimet rriten çdo dy javë nuk arrijnë të mbulojnë koston e prodhimit.
Litri i vajit të ullirit në dyqanet spanjolle është rritur me 52.5% përgjatë këtij viti, shumë mbi mesataren evropiane. Më e larta nga vendet e tjera prodhuese si Italia, Greqia dhe Portugalia.
Rritja e çmimit po prek edhe produkte të tjera që kanë përbëres vajin e ullirit si konservat.
Spanja eksporton 70% të prodhimit të saj.
“Në Spanjë jemi mësuar që çmimet e vajit të ullirit të jene më të ulëtat krahasuar me vendet e tjera. Dhe ajo që ka ndodhur është se në Spanjë, ku çmimet ishin më të ulëta, tashmë kanë lëvizur në përputhje me çmimet italiane, me të njëjtat çmime që paguahet në Shtetet e Bashkuara, në Francë, në Greqi…”, deklarojnë qytetarët.
Edhe prodhimi i këtij viti pritet të jetë i ngjashëm me të një viti më parë. Një ulje e çmimit të vajit të ullirit do të vijë vetëm si pasojë e një rritje të prodhimit. Kjo, nëse ndryshimet klimatike do u japin “armëpushim” vendeve mesdhetare.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë