Spanjë, zbulohet një varr masiv, arkeologët: Moment historik i tranzicionit kulturor
Spanja ka zbuluar së fundmi rreth 400 varre me mbi 4.500 trupa, të cilat datojnë nga shekulli i VIII-të.
Sipas arkeologëve këto janë gjurmët më të vjetra të epokës islamike në Spanjë. Këto varre janë zbuluar gjatë disa punimeve rrugore afër qytetit të Zaragozës, si dhe mendohet se nëse vazhdojnë gërmimet mund të zbulohen akoma më shumë prova arkeologjike për periudhën islamike.
“Ky është një moment i konvergjencës, i ndryshimit, pra personat që kemi gjetur të varrosur këtu janë individë të cilët janë konvertuar në fenë islame, por me një kulturë të përzier. Prandaj këtu kemi një moment të tranzicionit kulturor,” – u shpreh Eva Jiménez, një arkeologe spanjolle.
Një zbulim i rastësishëm që ka hedhur në dritë një moment kulturor të rëndësishëm. Gërmimet në këtë zonë kanë filluar që në 2010, duke zbardhur faktin se këto varre janë myslimane, pasi skeletet janë vendosur sipas traditave islamike.
Gjithashtu, arkeologët dhe ekspertët kanë cilësuar se një xhami dhe një popullsi me origjinë islamike kanë qenë të vendosur, nga shekulli i VIII-të deri në shekullin e XII-të, në zonën ku janë gjetur varret.
Autoritetet lokale kanë përshpejtuar procesin e gërmimeve, me qëllim gjetjen e të dhënave të tjera lidhur me këto zbulime historike.
Mbetjet e gjetura në varret myslimane do të çohen për testime gjenetike të ADN-ve para se të transferohen në muze.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura