Spanjollët zgjedhin Gjirokastrën, përbëjnë 20% të numrit të vizitorëve këtë vit

28 Maj 2024 | 17:16

Gjirokastra ka pritur këtë vit rreth 10 mijë vizitorë nga Spanja. Ata thonë se kanë gjetur në këtë zonë, një peizazh të mrekullueshëm dhe njerëz mikpritës.

Turistët nga Spanja zënë një numër të konsiderueshëm midis turistëve të huaj, të cilët vizitojnë Gjirokastrën në këto ditë pranvere. Të dhënat e këtij viti tregojnë se mes 50 mijë viztorëve, 20% kanë ardhur nga gadishulli Iberik, për të prekur nga afër vlerat arkitektonike dhe muzeale të qytetit.

“Nga Spanja në këtë periudhë po vijnë turistë të shumtë, të cilët kanë zbuluar destinacione të reja në Shqipëri. Vendi juaj ofron akomodim dhe ushqim cilësor. Po ashtu, keni një natyrë të bukur e gjitha për tu zbuluar”, tha operatorja turistike.

“Kam gjetur një vend të bukur dhe njerëz mikpritës gjithandej, është me të vertetë tërheqëse dhe mendoj të kthehem sërish në verë”, tha një turist.

Në ture të organizuar nga agjenistë turistike, udhëtime familjare apo individuale spanjollët kanë zbuluar destinacione të reja në Jug të Shqipërisë.

“Nga viti në vit vëmë re një rritje të konsiderueshme të numrit të spanjollëve në Shtëpinë “Kadare”, kryesisht ata fillojnë që në periudhën e muajit prill dhe vazhdojnë gjatë gjithë sezonit, kjo për vetë faktin sepse vepra e Kadaresë është përkthyer në spanjishf dhe ata që vijnë kanë lexuar të paktën një libër në gjuhën e tyre të Ismail Kadaresë dhe duan të shohin nga afër shtëpinë ku është rritur gjeniu i letrave shqipe”, tha ciceroni Bruno Pjetri.

Numri në rritje i turistëve nga Spanja ka bërë që në Muzeun “Kadare” tashmë të ofrohen edhe guida dhe materiale informuese në spanjisht.

“Këtë vit në ndryshim nga vitet e tjera kemi një risi në Muzeun Kadare, ne ju japim imformacionin atyre në gjuhën spanjolle dhe kjo bëhet më familjare për ta kur vijnë shohin që gjithë informacioni në Shtëpinë “Kadare” është edhe në gjuhën spanjisht”, tha ciceroni Bruno Pjetri.

Tashmë Gjirokastra falë vlerave historike dhe ndërtimore po kthehet në një destinacion të preferuar për tregun turistik ndërkombëtar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026