Spartak Ngjela: 30 hetues të BKH-së do të vijnë nga SHBA
Ish-ministri i Drejtësisë, Spartak Ngjela thotë se, reforma në drejtësi tashmë mund të konsiderohet e përfunduar me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pasi kështu është plotësuar struktura për goditjen e korrupsionit në nivel të lartë bashkë me Gjykatën dhe Prokurorinë e Posaçme.
Sipas, Ngjelës hetuesia ishte një nga problemet themelore të drejtësisë përveç korruptimit të gjyqtarëve. Ai tha se, një pjesë e oficerëve të hetuesisë së BKH-së do të jenë shqiptarë me nënshtetësi amerikane.
“Reforma ka mbaruar, doli BKH. Ishte BKH që e ka vonuar. Nuk heton prokuroria, këtu FBI jonë nuk ishe e strukturuar. Pritet që 30 të vijnë nga SHBA, hetues të BKH-së me shtetësi dyfishe. Ne nuk kemi hetues, këtu është shkallmuar hetuesia me OPGJ. Atje mund të jenë 10% hetues, të tjerët nuk kanë haber fare, janë futur me parim politik”, deklaroi Ngjela.
Duke folur për procesin e vetingut, ish-ministri i Drejtësisë theksoi se, procesi i vonua nga Gjykata Kushtetuese për dy vjet ndaj edhe verifikimi nisi pikërisht nga anëtarët e kësaj gjykate. Ngjela është i mendimit se gabime mund të ketë, por shtoi se vendimet janë të pandikuara nga politika shqiptare.
“Vetingun po e bëjnë ndërkombëtarët. Në ONM nuk ka asnjë shqiptar. Nuk besoj se ka abuzime në procesin e vetingut. Janë të paanshëm. Por duhet të kemi parasysh që në çdo proces ka një përqindje gabimi”, u shpreh z. Ngjela.
Madje ai foli se ndikim në veting mund të kenë pasur dhe shërbimet e huaja sekrete. Deri tani tha ai pjesa më e madhe që kanë kaluar vetingut vijnë nga shkolla e Magjistraturës
Ata që kanë ngelur janë magjistra. Nga shkolla e magjistraturës janë larguar shumë pak dhe shumë mirë kanë bërë sepse ata janë shumë të aftë”, tha ai.
Më tej z. Ngjela solli në vëmendje atë që ndodhi gjatë regjimit komunist, ku tha se Enver Hoxha dënoi 90% të kundërshtarëve politikë me gjyqtarët që vinin nga regjimi i Zogut dhe këtë e bëri me ligje të njëanshme.
Intervista e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 12:58 Dronë dhe pajisje inteligjente në rrugët e Durrësit, 17 të arrestuar dhe mbi 1.800 gjoba në një javë
- 12:57 Irani: Nuk ka bisedime teknike me SHBA-në këtë javë në Doha
- 12:45 Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i miraton lejen për të lënë përkohësisht qelinë
- 12:38 U raportua se SHBA dhe Irani do të zhvillojnë bisedime të martën, zyrtari iranian: Nuk ka plan për negociata këtë javë
- 12:24 Gjykata vendos, lihet në burg autori i vrasjes së vëllait të tij në Kavajë
- 12:24 Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar