Spastrimi etnik në Medvegjë, Muharrem Salihu: Shqiptarëve po u sekuestrohet identiteti, po tentojnë të fshijnë gjurmët
Drejtues i Forumit Shqiptar për Zhvillimin Ekonomik në Serbi, Muharrem Salihu deklaroi në Euronews Albania se fshirja e adresave të qytetareve shqiptarë në Medvegjë, është një tentativë për të fshirë gjurmët e shqiptarëve në këtë zonë.
“Padyshim ky është një titull më peshë, jo vetëm për respektim që më bëhet mua si person por edhe për kauzën që unë angazhohem dhe punoj, është një inkurajim i madh për të gjitha ata që të prekur nga kjo dukuri e mirë-menduar. Ideja e tyre është që të mos lënë lënë gjurmë, ndërkohë që gjurmët janë se janë vetë njerëzit ata që dëshmojnë”, u shpreh ai.
“Është e patolerueshme që në shekullin e 21 njerëzve t’u sekuestrohet në mënyrë tinzare identiteti i tyre dhe të zhvishen nga të gjitha të drejtat që ata kanë nevojë në jetën e përditshme”, u shpreh ai më tej.
Z.Saliu shpjegoi më tej edhe procedurën për fshirjen e adresave të shqiptarëve autoktonë në Medvegjë.
“Në mënyrë të paligjshme duke keq-përdorur segmente të caktuara të ligjeve në fuqi, në një mënyrë plotësisht të fshehur, tinzare kanë fshirë të gjithë shqiptarët nga regjistrat civilë. Në këtë moment shqiptarët të ndodhur pa asnjë lloj dokumenti kanë humbur, pas 8 ditësh të drejtën në ato dokumente dhe kanë fituar të drejtën për t’u ankuar, por kjo i bën shqiptarët autoktonë një nivel me njerëzit e huaj që kërkojnë rezidencë aty. Automatikisht ne duhet të bëjmë një procedurë siç vjen çdo shtetas i huaj. Ligji ua mundëson pafund mundësinë për t’i refuzuar këto kërkesa. Kanë tentuar të bëjnë krim dhe të mos lënë gjurmë”, theksoi ai.
Z. Saliu tregoi më tej se nga viti 2015 deri në vitin 2019 ka një diference prej 3094 personash vetëm në komunën e Medvegjës.
“Administrata udhëhiqet nga komuniteti serb, ne kemi disa të dhëna të sakta. Nga viti 2015 nderi në vitin 2019, aq sa mungojnë nga regjistrat civilë, kemi një diference prej 3094 personash vetëm në komunën e Medvegjës”, përfundoi ai.
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë