Specialistja e vaksinimit thirrje qytetarëve: Grupmoshat mbi 70 vjeç t’i drejtohen mjekut të familjes

29 Mars 2021 | 19:40

Procesi i vaksinimi masiv në Shqipëri tek moshat mbi 70 vjeç vijon që prej ditës së djeshme.

Specialistja e programit kombëtar te vaksinimit, Iria Preza tha për Euronews Albania se krahas vaksinimit të moshave mbi 70 vjeç, dozën e vaksinës po e marrin mjekët, pedagogët, mësuesit dhe stafet e shkollave.

“Aktualisht janë duke u vaksinuar të gjitha grup-moshat duke filluar nga mosha 70 vjeç e sipër. Vazhdon vaksinimi i mjekëve, mësuesve, pedagogëve dhe stafeve që punojnë nëpër shkolla”, tha ajo.

Ajo tha se kjo kategori personash, duhet të komunikojnë me mjekun e familjes për të përcaktuar vendin, ditën dhe orën se kur duhet të marrin injeksionin e vaksinës kundër pandemisë Covid-19.

“Duhet që gjithmonë që grupmoshat mbi 70 vjeç t’i drejtohen mjekut të familjes se kur do të kryejnë vaksinën. Mjeku i familjes është hallka kryesore, ku persona që janë në këtë kategori mbi 70 vjeç, marrin informacionin dhe saktësohet vendi, ora dhe dita kur duhet të paraqiten”, theksoi ajo.

Pyetur nga gazetarja Bruna Çifligu se kur pritet që procesi i vaksinimit të shtrihet tek moshat poshtë 70 vjeç, për këtë znj.Preza theskoi se puna po vijon me ritme të shpejta teksa kërkoi durim dhe mirëkuptim nga qytetarët.

“Në po kryejmë mbi 10 mijë vaksinime në ditë kjo tregon se po bëjmë një vaksinim më të shpejtë. Duhet pak durim dhe duhet pak mirëkuptim dhe duhet të respektojmë njoftimet dhe strategjinë, sepse të gjithëve u ofrohet mundësia për t’u vaksinuar”,  shtoi ajo.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026