“Specialja gjykim politik për ish-krerët e UÇK”, Limaj: Uroj që në fund të…

16 Tetor 2025 | 23:10

Fatmir Limaj, një nga ish-drejtuesit e lartë të UÇK-së tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se Gjykata Speciale e Hagës është duke mbajtur një proces politik ndaj ish-krerëve të UÇK.

Limaj u shpreh se impakti për kombin shqiptar nga ky proces është shumë i madh ndaj është e pamundur të ndahet efekti politik nga ai juridik, por ajo që ka rëndësi është që vendimi përfundimtar të bazohet në rregulla juridike.

“Rregullat në bazë të të cilave ka funksionuar Tribunali i Hagës janë normat më të larta të drejtësisë ndërkombëtare ose si të thuash maja e drejtësisë ndërkombëtare, që janë përgatitur nga juristët, avokatët, gjyqtarët dhe prokurorët më të mirë të botës dhe ka qenë në mbikëqyrje të plotë të Këshillit të Sigurimit të OKB, ndërsa Gjykata Speciale është me standarde shumë herë më të ulëta të drejtësisë. Së pari është interesi publik i Kosovës dhe kombit shqiptar, dhe edhe pse flitet se është një proces juridik, impakti për kombin tonë është shumë i madh, ndaj është e pamundur të ndahet efekti politik nga ai juridik. Ajo që po shpresojmë dhe besojmë është që vendimi të merret në bazë të rregullave juridike në bazë të provave dhe fakteve dhe të mbështetet vetëm tek e vërteta”, tha Limaj.

 

LEXONI GJTHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026