Spiropali prezantohet si drejtuese politike e PS-së në Shkodër
Drejtuesja e re politike e Shkodrës, Elisa Spiropali është prezantuar ditën e sotme në këtë qark, në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri.
Spiropali u shpreh shumë e lumtur që është caktuar në këtë qark nga PS-ja dhe tha se do të punohet me energji.
“E falenderoj kryesinë e PS-së që më sollën në Shkodër dhe është një nder që do të bashkëpunoj me ta. Unë vij shpesh në Shkodër kur isha kryetare e FRESH-it dhe më pëlqen energjia e këtij qarku.
Ne nuk jemi për të imponuar ofertën e PS-së, por për të dhënë kandidaturat më të mira për këtë qark dhe qytetarët të bëjnë zgjedhjen e tyre. Kemi besim që kjo energji dhe kohë e shpenzuar do të vlerësohet nga qytetarët. Ne punojmë për qytetarët dhe jo për partinë’, theksoi Spiropali.
Ndërsa, Gjiknuri nënvizoi se Spiropali ka zhvilluar takime me strukturat në Shkodër dhe siguroi se ajo do ta çojë PS-në në këtë qark drejt rekordeve të reja.
“Jemi këtu për të prezantuar drejtuesen e re politike në qarkun e Shkodrën për PS-në, Elisa Spiropali. Patëm një takim me strukturat e partisë në qark dhe theksuam direktivat e përgjithshme për rifillim e procesit të zgjedhjeve vendore pasi kemi një garë të fortë në Shkodër.
Dihet që Shkodra nuk është qark i thjeshtë për ne dhe kemi synim që t’i fitojmë disa qarqe në Shkodër. Jam i sigurt që Elisa do të jetë në gjendje ta ngrejë punën e PS-së drejt rekordeve që ka pasur dikur”, deklaroi Gjiknuri.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta