Spitalet në Gaza në kolaps, mjekët japin alarmin: Katastrofë nëse s’lejohen ndihmat

16 Tetor 2023 | 16:28

Përballë perspektivës së humbjes së ushqimeve, medikamenteve, ujit dhe elektricitetit, spitalet në Gaza deklarojnë se janë në prag të kolapsit. Pa qenë në gjendje të evakuonte pacientët, një mjek kirurg tha për agjencinë “Associated Press” se spitali i tij është i mbushur me njerëz që kërkojnë strehë.

“Janë me mijëra, në mos dhjetëra mijëra njerëzit që kanë kërkuar strehë në spital, në bodrume, por edhe në katet e tjera, duke qëndruar nëpër shkallë, korridore dhe mes shtretërve të pacientëve. Nëse nuk ka një korridor humanitar për të frymëzuar spitalet dhe për të evakuuar të plagosurit dhe nëse nuk ka një ndalim të bombardimeve, situata do të përfundojë në katastrofë”, ka deklaruar doktor Ghassan Abu Settah, nga organizata Mjekët pa Kufij.

Situata e vështirë po merr edhe jetët e punonjësve të shëndetësisë dhe drejtuesit e spitaleve deklarojnë se shumë anëtarë të stafeve kanë mbetur të vrarë.

E ndërsa bilanci i viktimave rëndohet, morgjet e Gazës kanë ezauruar hapësirën dhe furgonët e akulloreve janë përdorur për të vendosur përkohësisht të vdekurit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026