Spitalet pa shtretër, kërkohet ashpërsimi i masave në Kosovë

31 Mars 2021 | 19:20

Rritja e numrit të personave të infektuar me Covid në Kosovë ka rritur dhe nevojën për trajtimin e tyre në spitale.

Klinika Infektive në Prishtinë, prej ditësh I ka ezauruar të gjitha kapcitetet e saj, ku mbi 100 qytetarë janë në intubim.  Drejtori I këtij reparti, Izet Sadiku thekson se gjendja e pacientëve të shtruar është shumë e rëndë.

“Realisht rritja e numrave me COVID-19 në dy javët e fundit ka ndikuar që kjo me reflektuar edhe në rritjen e numrit të hospitalizuarve, ne faktikisht i kemi çdo ditë qe dy javë gati e kemi çdo ditë të mbushura kapacitetet e Klinikës Infektive… Faktikisht gjendja është shumë e rëndë ne i kemi mbi 100 pacientë që janë me oksigjeno-terapi dhe një pjesë e madhe e tyre është me gjendje të rëndë klinike”, tha ai.

Situata epidemiologjike në Kosovë nuk është e qëndrueshme dhe për këtë arsye kërkohet me ngulm ashpërsimi I masave.

“Për t’i dhënë hapësirë vaksinës qeveria mendoj që do të duhej me analizua situatën bashkë me Institutin dhe me marr masa adekuate së pari në respektim të masave që janë dhe me shikua a ka nevojë për masa tjera shtesë apo jo”, shton ai.

Nga ana tjetër, në Kosovë ka vijuar vaksinimi i bluzave të bardha.

“Natyrisht që përveç masave anti-COVID kjo (vaksinimi) është e vetmja armë mbrojtëse unë edhe pse e kam kaluar COVID-in për herë të parë në muajin nëntor të vitit të kaluar sot e mora dozën e parë të vaksinës dhe natyrisht që jemi të lumtur që tani më jemi pjesë e botës që veç kanë startuar dhe ndihem mirë”, tha infektologia, Njomza Geca.

Kurse mjeku anestezist, Muharrem Krasniqi, tregon se pse është e nevojshme marrja e vaksinës.

“Kjo është vaksinë tek e fundit për të mbrojtur vetën se e kam kaluar, por antitrupat i kam minimum kështu që duhet t’i aktivizoj antitrupat”, tha ai.

Nga dita e enjte, vaksinimi do të nisë edhe në qendrat e mjekësisë familjare, ndërkohë që vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 923 raste pozitive me Covid-19 dhe 14 viktima.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026