Spiunonte për Rusinë nga Ukraina, arrestohet në Kiev ish-ushtaraku britanik
Një britanik, një ish-anëtar i forcave të armatosura të vendit të tij, po mbahet në Ukrainë nën dyshimin për spiunazh për Rusinë, sipas SBU-së ukrainase .
Ross David Cutmore, rreth 40 vjeç, u arrestua tetorin e kaluar në shtëpinë e tij në Kiev. Autoritetet ukrainase zbuluan sot emrin e tij dhe më shumë informacion rreth tij.
Cutmore kishte mbërritur në Ukrainë disa muaj më parë për të trajnuar luftëtarë, por autoritetet ukrainase zbuluan aktivitetet e tij të vërteta me ndihmën e inteligjencës britanike.
SBU njoftoi se britaniku, i cili u paraqit si instruktor ushtarak, në fakt ishte rekrutuar nga FSB-ja ruse, me joshjen e “parave të lehta”. Sipas autoriteteve ukrainase, atij i ishin siguruar armë dhe municione “për të kryer vrasje të synuara në territorin e Ukrainës”.
Sipas raportimeve, burri “është në paraburgim dhe hetimi është duke vazhduar”, pa dhënë detaje të mëtejshme. Mediat ukrainase raportuan se ai ishte aktiv në vend gjatë periudhës 2024-2025 dhe akuzohet për kryerjen e “veprimeve të zbulimit dhe sabotimit” në emër të Moskës.
LEXONI GJITHASHTU:
Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës
Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)
Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës