Sporti i hipizmit në Shqipëri, mes pasionit dhe mungesës së infrastrukturës
Shqipëria është ndër të paktat vende që zotëron kuaj “gjakpastër arabë”. Arjan Rugji është pronari i bërthamës më të konsoliduar të gjakpastërve arabe të lindur në Shqipëri, e cila ndodhet në Pezë të Tiranës.
Gjeneza zë fill nga viti 1958 dhe ka qenë ky momenti kur Rugji ka ndërmarrë aventurën për të bërë çdo gjë që është e mundur për të siguruar trashëgiminë e “Gjakpastrit arab”.
Arjan Rugji thotë se tufa më e organizuar ka ardhur në vitin 1958, e cila ishte një dhuratë nga Bashkimi Sovjetik. Pasardhësit e tyre janë ende gjallë, disa gjenerata, disa breza që kanë arritur në ditët tona me shumë sakrifica dhe mundime.
Në stallën e tij janë 23 kuaj, por vetëm nëntë prej tyre janë “gjakpastër” arabë, ndërsa të tjerët janë kryqëzime të kësaj race me raca të tjera si Anonyos, Haflinger etj.
Z. Rugji është pioneri i parë i shkollës së kalërimit në Shqipëri që daton nga viti 2001.
Por a konsiderohet hipizimi në Shqipëri një sport luksi?
“Nuk mund të them që hipizmi apo kalërimi është sport luksi. Është sport fisnik, po! Pavarësisht se kali ka koston e vetë, nuk mund të mohohet se mbajtja e një kali është njëlloj sikur ke shtuar nëj fëmijë në shtëpi. Këtu është 1000 lek ora për kurset në grup, 1500 për kurset individuale”, shprehet ai.
Më pas z. Rugji tregon se sporti i hipizmit ka një interes në rritje nga ana e qytetarëve, por i mungon vëmendja e duhur nga institucionet përkatëse.
Ai thotë se ka shumë pasionantë, por mungon infrastruktura për ushqimin dhe për sportin, apo të disiplinave të tjera olimpike të kalërizmit.
“Ekziston një Federatë Shqiptare e Sporteve me Kuaj, që edhe ajo është gjithmonë nën trysni nga braktisja, nga mungesa e fondeve, nga mungesa e terreneve sportive”, shpjegon ai.
Pasionin që Arjani ka për kuajt dhe hipizmin ia ka përcjellë edhe fëmijëve të tij. Lidhja e ngushtë që vajza, Nensi, ka me kuajt vërehet edhe gjatë intervistës.
“Për mua është një nder i madh të kem babin instruktor. Jam rritur me kuajt që e vogël, mund të them se qëkur kam lindur kam lindur në një kalë, mund të themi. Jam shumë e lumtur që pata këtë mundësi të ushtroj një sport kaq të mrekullueshëm sa kalërimi me këtë qënie kaq të dashur”, thotë ajo.
Pavarësisht vështirësive të mbijetesës së këtij sporti në Shqipëri, është e sigurt se të gjithë këta njerëz të apasionuar do të kujdesen që ky sport fisnik të mos lihet në harresë.
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit