Sporti i pazakontë në Korçë, fëmijët bëhen bashkë për lojën e badmintonit
Një sport shumë pak i dëgjuar në vendin tonë ka bërë bashkë fëmijë nga Shqipëria, Rumania dhe Maqedonia e Veriut. Prej 5 ditësh ata do të ndeshen në sportin e badmintonit në qytetin e Korçës.
Një sport i pazhvilluar në vend. Vetëm në qytetin e Korçës ka një fushë të përshtatshme për këtë lojë.
“Badmintoni në Shqipëri për fatin e keq është vetëm në qarkun e Korçës. Është një sport i ri dhe i panjohur në Shqipëri, megjithëse është olimpik nuk ka zënë vend që mësuesit ta njohin si sport. Mundësitë janë minimale sepse edhe mbështetja është 0. Vetëm Korça ka fusha, kjo është investim i federatës së Badmintonit”, u shpreh Mishel Pili – trajner badminton.
Për trajneren e fëmijëve nga Maqedonia e Veriut ky sport përveç kënaqësisë shërben edhe për të qëndruar fizikisht në formë.
“Ne vijmë nga Maqedonia dhe kemi 7 lojtarë që do të luajnë, kjo është në fakt një lojë që ti krijon miq të rinj, të fal emocione, ka ritëm por po ashtu mban gjallë dhe trupin, duhet të jesh aktiv dhe kënaqesh”, tha Mila Eftovska.
Për trajneren rumune eksperienca të tilla i shpërbejnë fëmijëve për të krijuar ura bashkëpunimi për zhvillimin e këtij sporti.
“Jam e privilegjuar që mora pjesë në këtë javë në Shqipëri, qëndruam 5 ditë dhe trajnuam me dhjetëra fëmijë, u kënaqem duke kaluar kohë se bashku, e tani do të ndeshemi. Kjo javë shërbeu për të krijuar ura bashkëpunimi midis vendeve tona dhe mbase në të ardhmen, fëmijët shqiptarë vijnë në Rumani për tu trajtuar”, tha Corina Dan.
Loja e Badmintonit u shpik në shekullin e 19 ndërkohë sot është e përhapur masivisht në Britaninë e Madhe dhe Europë.
Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë