“Squid Game” në realitet, Netflix tregon prapaskenat: Lojtarët përfunduan në spital

20 Qershor 2023 | 11:13

Netflix ka publikuar një pjesë të shkurtër që tregon reality show-n e ri të bazuar në serialin hit “Squid Game”.

Ndërsa fansat e serialit origjinal koreano-jugor, më i shikuari në historinë e platformës, presin sezonin e dytë, ata do të mund të shohin se si duket konkurrenca reale për çmimin prej 4.56 milionë dollarësh, ku ka 456 garues.

Netflix nuk ka devijuar shumë nga formula origjinale e serialit, vetëm se, sigurisht, nuk vë në rrezik jetën e lojtarëve.

Ky reality show filloi xhirimet më 23 janar në Cardington Studios në Bedford, Angli dhe Netflix thuhet se u dha pjesëmarrësve ngrohës për krahët dhe të brendshme termike për t’i ndihmuar ata të përballojnë të ftohtin.

Megjithatë, Netflix ka raportuar se tre persona kërkuan kujdes mjekësor, gjë që sipas tyre është “pretekst”, duke qenë se ata janë kujdesur të investojnë në të gjitha procedurat e duhura të sigurisë.

Në botë ka pasur disa përpjekje për të rikrijuar lojërat e këtij seriali, pa dyshim në rrethana të padëmshme; por problemi ishte popullariteti i serialit tek më të rinjtë të cilët, pa e kuptuar, rrezikonin dhe jetën e tyre nëpër platforma sociale. Në të gjithë Evropën dhe Amerikën edukatorët paralajmëruan prindërit që të mos lejojnë më të vegjlit e tyre ta shikojnë këtë serial.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026