Stafi amerikan i OSBE-së po largohet nga Ukraina

13 Shkurt 2022 | 11:38

Këtë të dielë, stafi amerikan në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) po largohet nga qyteti Donetsk i Ukrainës lindore, tha një dëshmitar i Reuters, mes frikës për një pushtim të mundshëm rus.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre u kanë kërkuar qytetarëve të tyre që të largohen menjëherë nga Ukraina për të shmangur një pushtim, duke përfshirë një sulm të mundshëm ajror.

Rusia ka akuzuar vendet perëndimore për përhapjen e gënjeshtrave.

Së fundmi është zhvilluar një bisedë telefonike mes presidentit Joe Biden dhe homologut të tij Valdimir Putin.

Mësohet se Joe Biden i tha Vladimir Putinit se Perëndimi do t’i përgjigjet me vendosmëri çdo sulmi ndaj Ukrainës, duke shtuar se një hap i tillë do të prodhonte vuajtje të gjerë dhe do të izolonte Moskën.

Izraeli, Portugalia dhe Belgjika iu bashkuan listës së vendeve që u kanë kërkuar qytetarëve të tyre të largohen menjëherë nga Ukraina.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit

Varësia e vendeve të Gjirit nga dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit mund të reduktohet ndjeshëm nga ndërtimi i një tubacioni që lidh Gjirin me...
21:37 | 07/07/2026

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha sot se pret që aleatët e vendit të saj në NATO të respektojnë sovranitetin e saj kombëtar dhe të pranojnë që Groenlanda nuk është...
21:32 | 07/07/2026