“Standarde të dyfishta, s’keni njohur Kosovën”- Përplasje në Spanjë për Palestinën
Ish-presidenti i rajonit spanjoll të Katalonisë, Carles Puigdemont, ka kritikuar këtë të premte vendimin e qeverisë spanjolle për të njohur shtetin palestinez.
Ai ka vënë në pikëpyetje vendimin e qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Pedro Sanchez, duke kujtuar se Spanja nuk e ka njohur Kosovën dhe në këtë formë shteti spanjoll po ndjek “standarde të dyfishta”
Në një video të publikuar në platformën X, Puigdemont thekson se qeveria spanjolle njofton “në mes të një konflikti të armatosur që po trondit botën” dhe “mund të duket se shteti spanjoll është bërë tani një mbrojtës i së drejtës së vetëvendosjes së popujve si mekanizëm për zgjidhjen e konflikteve”.
Një qëndrim që “shumica e katalanasve e kanë mbrojtur gjithmonë”, thotë lideri pro-pavarësisë së Katalonisë. Por, nuk është kështu, shton 61-vjeçari, duke kujtuar se shteti spanjoll “është një nga vendet e pakta evropiane” që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
“Nuk ia njeh të drejtën evropianëve të Kosovës që të vendosin lirisht për të ardhmen e tyre, pavarësisht se Bashkimi Evropian tashmë ka marrëdhënie diplomatike me ta”, thotë ai.
Puigdemont deklaron se “populli palestinez ka të drejtën e vetëvendosjes si populli i Katalonisë”.
Ndryshe, Puigdemont jeton në Belgjikë pasi kërkohet nga drejtësia spanjolle për organizimin e referendumit për pavarësi të Katalonisë në vitin 2017.
LEXONI GJITHASHTU:
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene
11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori
- 12:55 72-vjeçarja me demencë humb kontaktet me familjen në Vlorë, apel për ta gjetur
- 12:49 FIFA e qartë: Anglia fitoi pastër, goli i Bellingham është i rregullt (VIDEO)
- 12:43 Mijëra fluturime anulohen dhe vonohen në Kinë për shkak të stuhive të shkaktuara nga tajfuni Bavi
- 12:41 Rusia dërgon ndihma humanitare në Venezuelën e goditur nga tërmeti
- 12:39 Katari dënon sulmet iraniane si ‘shkelje flagrante’ të së drejtës ndërkombëtare
- 12:31 Ukraina sulmon me dronë një rafineri në Rusi