Starmer: Britania dhe Shqipëria po forcojnë masat kundër emigrantëve të paligjshëm

15 Maj 2025 | 12:50

Kryeministri britanik Keir Starmer tha në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama se qeveria britanike e ka çështje jetike mbrojtjen e kufijve nga emigrantët e paligjshëm.

Teksa shprehu kënaqësinë si i pari kryeministër britanik që vendos bashkëpunim zyrtar dypalësh mes vendeve, Starmer vlerësoi bashkëpunimin mes autoriteteve shqiptare dhe atyre britanike për uljen e numri të gomoneve me emigrantë që hyjnë ilegalisht në Britaninë e Madhe.

“Është privilegj që jam kryeministri i parë britanik që vij këtu për një bashkëpunim dypalësh mes vendeve tona. Për mua kjo është një mundësi për të parë nga afër si po punojnë vendet tona për një nga sfidat më madhore për të goditur krimin ndërkufitar. Siç e kam thënë edhe në dokumentin e bardhë për emigracionin të miratuar të hënën, kufijtë e sigurt të vendit tonë janë jetike për ne. Njerëzit kërkojnë një sistem emigracioni që rivendos kontrollin në kufijtë tanë ndaj jam mirënjohjen për uljen e numri ë gomoneve që kalojnë ilegalisht. Kemi progres të konsiderueshëm në uljen e numrit të gomoneve dhe ky është shembull i asaj që dy vende mund të bëjnë nëse bashkëpunojnë. Task forca jonë ka punuar dhe ka funksionuar për frenimin e emigracionit të paligjshëm”, tha Starmer.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026