Starmer mbërrin në Egjipt përpara samitit mbi planin për Gazën
Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka mbërritur në Egjipt përpara një samiti ndërkombëtar për paqen, ku pritet të nënshkruhet plani i paqes për Gazën.
Starmer do t’i bëjë “vlersime të veçanta” Presidentit të SHBA-së Donald Trump në tubimin në Sharm El-Sheikh.
Samiti i së hënës në Egjipt do të përfshijë një “ceremoni nënshkrimi” për planin e paqes, “duke shënuar një pikë kthese historike për rajonin pas dy vitesh konflikti dhe gjakderdhjeje”, shkruan BBC.
Sipas raportimeve, Sir Keir do të falënderojë Egjiptin, Katarin dhe Turqinë që “na sollën në këtë pikë”, si dhe Trumpin, përpara se të bëjë thirrje për koordinim të vazhdueshëm për të siguruar “përparim të shpejtë drejt fazës së dytë” të armëpushimit.
Një armëpushim në Gaza hyri në fuqi të premten në mëngjes pasi Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për fazën e parë të një marrëveshjeje armëpushimi dhe marrëveshjen e kthimit të pengjeve të ndërmjetësuar nga Trump, me fazat e ardhshme që ende nuk janë negociuar.
Presidenti amerikan do të drejtojë samitin e së hënës së bashku me Presidentin e Egjiptit Abdel Fattah al-Sisi, me udhëheqës nga më shumë se 20 vende të pranishëm, tha një zëdhënës i Sisit.
Sipas marrëveshjes, Hamasi ka afat deri në orën 12:00 të hënën për të liruar të gjithë pengjet izraelite – përfshirë 20 që besohet se janë gjallë, dhe mbetjet e deri në 28 pengjeve të ndjera.
Izraeli duhet të lirojë gjithashtu rreth 250 të burgosur palestinezë dhe 1,700 të paraburgosur nga Gaza, ndërsa sasi më të mëdha ndihmash duhet të hyjnë në Rrip.
Shumë detaje për fazat e mëvonshme, të cilat do të negocioheshin pas përfundimit me sukses të fazës së parë, mund të jenë të vështira për t’u arritur një marrëveshje – siç janë qeverisja e Gazës, shkalla e tërheqjes së trupave izraelite dhe çarmatosja e Hamasit.
Të dielën, Sekretarja e Arsimit Bridget Phillipson tha se Mbretëria e Bashkuar kishte “luajtur një rol kyç prapa skenave në formësimin” e planit të paqes në Gaza.
Për më tepër, Britania kishte qenë e përfshirë në “çështje komplekse diplomatike”, tha ajo, pa dhënë detaje të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Starmer dënon sulmin në Mançester: Do shtohen masat e sigurie në të gjithë Britaninë
- Biden takohet me Stramer, fokusi i bisedës Ukraina dhe “vija e kuqe” e Putinit
Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)