Starmer dënon sulmin në Mançester: Do shtohen masat e sigurie në të gjithë Britaninë
Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka dënuar ashpër sulmin e ndodhur mëngjesin e së enjtes në Sinagogën Heaton Park në Crumpsall, Mançester, ku dy persona humbën jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur.
Sulmi, i kryer me makinë dhe më pas me thikë, ndodhi rreth orës 09:30 BST, pikërisht në ditën e shenjtë të Yom Kippur, çka e bën ngjarjen edhe më tronditëse për komunitetin hebre. Sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia në vendngjarje.
“Jam thellësisht i tronditur. Fakti që kjo ndodhi në Yom Kippur e bën edhe më të tmerrshme”, u shpreh Starmer, ndërsa falënderoi shërbimet e emergjencës për ndërhyrjen e shpejtë dhe shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave.
Kryeministri ndërpreu pjesëmarrjen në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen për të kryesuar një takim urgjent të komitetit COBR. Ai njoftoi se do të vendosen masa shtesë sigurie dhe më shumë patrulla policore në sinagogat në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Ndërkohë, edhe Mbreti Charles III reagoi përmes një deklarate, duke u shprehur “thellësisht i tronditur dhe i trishtuar” nga ngjarja. Ai dhe Mbretëresha Camilla u shprehën pranë familjeve të prekura dhe vlerësuan veprimet e shpejta të shërbimeve të emergjencës.
LEXONI GJITHASHTU:
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor