“Reagim ndaj provokimit”, Putin: Do t’i përgjigjemi miliarizimit histerik të Evropës
Presidenti Vladimir Putin tha të enjten se Rusia do të përgjigjet shpejt nëse Evropa provokon Moskën, mes asaj që ai e quajti një militarizim të kontinentit të nxitur nga histeria. Por ai tha se nuk kishte ndërmend të sulmonte aleancën e NATO-s të udhëhequr nga SHBA-të.
“Nëse dikush ende ka dëshirë të konkurrojë me ne në sferën ushtarake, siç themi ne, të jetë i lirë, le ta provojë”, i tha Putin Grupit të Diskutimit Valdai në vendpushimin turistik të Soçit në Detin e Zi. “Kundërmasat e Rusisë nuk do të vonojnë shumë”, shtoi ai, shkruan Reuters.
Rusia, tha Putin, kishte treguar gjatë shekujve se do të përgjigjej shpejt nëse provokohej, dhe përmendi konkretisht ambicien e Gjermanisë për të pasur ushtrinë më të fuqishme në Evropë.
“Elitat e Evropës së bashkuar vazhdojnë të nxisin histeri”, tha Putin. “Rezulton se lufta me rusët është pothuajse në prag. Ata e përsërisin këtë absurditet vazhdimisht”.
Putin e hodhi poshtë idenë se Rusia një ditë do të sulmonte një anëtar të aleancës ushtarake të NATO-s si “të pamundur për t’u besuar”.
“Sinqerisht, dua vetëm të them: qetësohuni, flini qetë dhe kujdesuni për problemet tuaja. Shikoni çfarë po ndodh në rrugët e qyteteve evropiane”, tha Putin.
LEXONI GJITHASHTU:
BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi
- 13:16 Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia
- 13:10 Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike