Trump: Erdogan është çelësi për negociatat mes Putinit dhe Zelenskyt
Presidenti amerikan Donald Trump priti këtë të enjte homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, në një vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, ku të dy liderët zhvilluan bisedime të rëndësishme mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet ndërkombëtare.
Në deklaratat për mediat përpara takimit, Trump e cilësoi si “kënaqësi” mikpritjen e presidentit turk dhe theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë prej kohësh “shumë të mira”. Presidenti amerikan vuri theksin tek bashkëpunimi në fushën e tregtisë dhe industrisë ushtarake, ndërsa paralajmëroi arritjen e “marrëveshjeve të shkëlqyera” për të dy vendet.
Në fokus të diskutimeve ishte edhe lufta në Ukrainë. Trump kërkoi nga Erdogan që të ndalojë blerjen e naftës nga Rusia, duke e cilësuar konfliktin si “të tmerrshëm dhe të panevojshëm”.
“Lufta ka kushtuar miliona jetë. Dhe për çfarë? E turpshme”, u shpreh presidenti amerikan. Ai kritikoi ashpër veprimet e Kremlinit dhe theksoi se “Putini duhet të ndalojë”.
I pyetur nga gazetarët se si mund të kontribuojë Erdogan në përpjekjet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës, Trump tha se presidenti turk është “i respektuar nga të dy palët” dhe mund të luajë një rol kyç në lehtësimin e një dialogu mes Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky. Megjithatë, ai vuri në dukje se aktualisht Turqia po qëndron “shumë neutrale”.
Trump shtoi se njohja personale që Erdogan ka me Putinin mund të jetë një avantazh i rëndësishëm.
“Ai e njeh Putinin ashtu siç e njoh unë”, tha Trump, duke theksuar edhe një herë besimin e tij se kjo është një nga konfliktet më të lehta për t’u zgjidhur, nëse ekziston vullneti i duhur.
Nga ana e tij, presidenti Erdogan u shpreh “shumë i kënaqur” për vizitën në Shtëpinë e Bardhë dhe theksoi rëndësinë që kjo vizitë përkon me Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të OKB-së. Ai u shpreh optimist për të ardhmen e marrëdhënieve Turqi-SHBA dhe tha se ka mundësi konkrete për të çuar bashkëpunimin “në një nivel tjetër”.
Gjatë fjalës së tij, Erdogan përmendi gjithashtu çështjen e avionëve luftarakë F-35 dhe F-16, duke nënvizuar se kjo është një nga temat kyçe që do të diskutohet në takimin me presidentin Trump.
Takimi në Uashington vjen në një moment kritik për zhvillimet gjeopolitike dhe pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në dinamikën e marrëdhënieve transatlantike dhe rolin e Turqisë në rajon.
LEXONI GJITHASHTU:
Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit