Starmer pas të shtënave në darkën e Trump: Çdo sulm ndaj institucioneve demokratike duhet të dënohet
Kryeministri britanik, Keir Starmer përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me të shtënat e regjistruara gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në hotelin Washington Hilton. Starmer shkruan se është i tronditur nga kjo ngjarje.
Ai thekson se çdo sulm ndaj institucioneve demokratike ose ndaj lirisë së shtypit duhet të dënohet me termat më të ashpra të mundshme.
“Jam i tronditur nga skenat në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington gjatë natës. Çdo sulm ndaj institucioneve demokratike ose ndaj lirisë së shtypit duhet të dënohet me termat më të ashpra të mundshme. Është një lehtësim i madh që @POTUS, Zonja e Parë dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt”, shkruan Starmer.
Të shtënat me armë zjarri u regjistuar në darkën vjetore të Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Darka sapo kishte filluar kur një rrëmujë e madhe u dëgjua në hyrje të sallës.
Të pranishmit menjëherë u shtrinë në dysheme. Presidenti dhe zonja e parë Melania Trump, të cilët ishin ulur në tryezën qendrore në një vend të ngritur përballë mysafirëve, u larguan nga rojet e sigurisë.
Agjentët e shërbimit sekret hynë në dhomë të armatosur rëndë. Forcat e sigurisë më pas urdhëruan mysafirët, gazetarë, ministra, politikanë dhe personalitete të ndryshme, të largoheshin nga salla e madhe që ndodhej në bodrumin e parë të hotelit. Autori i ngjarjes menjëherë u arrestua ndërsa vijonë hetimet.
SHBA mes Izraelit dhe Iranit, Trump zbulon detaje nga telefonata me Netanyahun: E paralajmërova se…
Papa Leo në Spanjë, kërkon mbrojtje dhe integrim më të madh për emigrantët
Prokurorët italianë nisin hetim ndaj ministrit izraelit, keqtrajtoi aktivistët e flotiljes humanitare
- 22:29 Vokshi: Protesta nuk shuhet me fillimin e Botërorit, tani duhet t’i drejtohen me kërkesa Parlamentit
- 22:05 Tensione në protestë, gazetari tregon se cilave parti u përkisnin disa nga pjesëmarrësit
- 22:04 Propozimi i analistit për protestat: Efekti domino ka nisur, por qytetarët duhet të kenë platformë politike
- 21:47 Reagimi i Iranit për protestat, Bardhi-Ramës: Vetë i fute në debat
- 21:38 SHBA mes Izraelit dhe Iranit, Trump zbulon detaje nga telefonata me Netanyahun: E paralajmërova se…
- 21:27 Papa Leo në Spanjë, kërkon mbrojtje dhe integrim më të madh për emigrantët