Statistikat mbresëlënëse nga faza e 1/8-ve të evropianit të futbollit

30 Qershor 2021 | 17:48

Faza e 1/8-ve të këtij kampionati evropian të futbollit do të mbahet mend gjatë pasi vulosi disa statistika mbresëlënëse. Katër nga tetë përballjet shkuan në pjesë shtesë, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

Maksimumi i ndeshjeve me pjesë shtesë kishte qenë tre, regjistruar në evropianin e vitit 2008. Gjatë kësaj faze në total u panë 29 gola, 6 prej së cilëve u shënuan në pjesë shtesë.

Me autogolin e Pedrit, tashmë numri i autogolave ka shkuar në 9-të, aq sa janë shënuar në 15 kampionatet evropiane të mëparshëm mbledhur bashkë. Ndërkohë Spanja u bë ekipi i parë në historitë e evropianëve që shënon në dy ndeshje radhazi së paku 5 gola.

Nga ana tjetër Çekia përsëriti faktin se është e pakalueshme për Holandën. Ata i eliminuan tulipanët njësoj siç kishin bërë në vitin ‘76, 2004 apo dhe eliminatoret e Euro 2016.

Italia e Roberto Mancinit vulosi më 1/8-at një rekord historik prej 31 ndeshjesh pa humbje, duke tejkaluar ecurinë e të kaltërve të periudhës 1935-39. Ecuri e jashtëzakonshme edhe për Anglinë, që për herë të parë shkon në katër ndeshje pa humbje dhe pa pësuar gol në një turne madhor.

Për herë të parë “Tre luanët” kualifikohen nga një fazë me eliminim direkt në vetëm 90 minuta pa dashur të shkohet në pjesë shtesë apo penallti, ndërsa fitorja ndaj Gjermanisë ndez entuziazmin për një sukses në evropian pasi kjo ishte hera e parë që arrihet në një turne madhor, pikërisht pas finales së botërorit 1966.

Nga ky evropian vlen të thuhet se lojtarët që kanë korrur më shumë sukses janë kryesisht nga dy klube, Manchester City, apo Atalanta. Dhjetë lojtarë, nga pesë prej secilit prej këtyre dy klubeve, kanë shënuar së paku një gol duke ndihmuar përfaqësueset e tyre në momente të vështira.

Nga këta dallojnë Pessina, Maehle dhe Miranchuk prej Atalantës dhe Sterling, De Bruyne dhe Zinchenko prej Manchester City. E sigurt se prej tyre do të kemi çfarë të shohim edhe në çerek-finale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020

Italia dërgon trofeun europian në Romë. Pas triumfit në finale me Anglinë në Londër, italianët kanë marrë rrugën për në shtëpi. Të shumtë kanë qenë...
19:10 | 12/07/2021

Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020

Anglia dhe Italia janë dy superfuqi në futboll, duke pasur kampionatet më të ndjekura dhe më të dashura për tifozët, por në anën tjetër edhe...
21:02 | 10/07/2021

Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian

Për herë të parë në histori, Anglia do të luajë një finale të një kampionatin evropian e fati i ka buzëqeshur britanikëve, që do të...
21:30 | 09/07/2021