Stentimi i arteries karotide, kryhet ndërhyrja e rrallë në spitalin e Shkodrës
Për herë të parë në spitalin rajonal të Shkodrës është kryer me sukses stentimi i arteries karotide – një procedurë e avancuar endovaskulare që ofron një alternativë më pak invazive për pacientët me rrezik të lartë.
Kjo ndërhyrje u realizua me sukses te një pacient 84-vjeçar.
Për mjekët e spitalit të Shkodrës kjo është një arritje e madhe, e cila shkurton kohën e hospitalizimit por dhe kostot e pacientit.
“Një arritje që kemi bërë bashkë më kolegët e tjerë për një stentim të arteries karotide. Është hera e parë që bëhet nga mjekët e spitalit të Shkodrës. Ne vendosëm t’i jepnim opsionin e trajtimit indomuskular, sigurisht një rrugë e re po shumë bashkëkohore e trajtimit të ishemive cerebrale. Kemi shumë dëshirë të mirë që kjo procedurë të mos mbesë rastësore. Vullnetin dhe dëshirën e drejtorisë për të mbështetur më tej këtë gjë të re që sigurisht është shumë avantazhuese për tërë rajonin në fakt. Ofrojmë të njëjtin shërbim si jashtë shtetit specifikisht për këtë gjendje shëndetësore”, tha kirurgu Besmir Grizhja.
Sfidë mbetet që kjo procedurë të ofrohet për të gjithë pacientët që shfaqin shenja klinike të ngjashme përgjatë gjithë vitit në spitalin rajonal të Shkodrës.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë