Stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi, Kurti: Provokim, dëshirojnë të cenojë integritetin dhe sovranitetin tonë

19 Mars 2026 | 11:40

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën. Kurti i ka cilësuar këto stërvitje provokim nga Serbia. Sipas tij Serbia që dëshiron të cenojë integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të Kosovës.

“Ky është një provokim i Serbisë, e cila natyrisht dëshiron ta cenojnë integritetin territorial dhe sovranitet shtetëror të Republikës sonë. Bëhet fjalë për njësi të cilat e kanë trajnuar kryekriminelin dhe kryeterroristin Milan Radoiçiç.

Por, në të njëjtën kohë tregon edhe pasigurinë e tyre, sepse në Kosovë nuk ka më struktura ilegale të cilat mund ta cenojnë stabilitetin institucional, integritetin territorial, sovranitetin shtetërore, paqen dhe sigurinë për të gjithë”, tha ndër të tjera ai.

Kurti shtoi se forcat e Kosovës janë të përgatitura dhe se kufiri është i mbrojtur me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe me KFOR-in.

“Një njërën anë është e vërtetë që demonstrojnë destruktivitet dhe agresivitet, por në anën tjetër është shprehje e frikës dhe e pafuqisë së tyre që Republika e Kosovës është më e fortë se kurrë, më e përparuar se kurrë dhe nuk mund të na ndalin pavarësisht se çfarë planesh kanë apo çfarë dëshirash nuk ju treten ende”, tha ai.

Kurti po ashtu u bëri thirrje ndërkombëtarëve që të dënojë dhe të ndërmarrë masa konkrete ndaj qasjes destabilizuese të Serbisë, me qëllim ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se e ka pranuar ftesën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Ai tha se do të marrë pjesë...
19:02 | 09/07/2026

Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza këtë të enjte ka konfirmuar se ka pranuar ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për një takim lidhur...
17:18 | 09/07/2026

Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur konsultimet politike pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Kurti u ka dërguar këtë mëngjes ftesa për...
14:40 | 09/07/2026