Stoltenberg: Anëtarësimi në NATO i Finlandës dhe Suedisë do të jetë i shpejtë

28 Prill 2022 | 11:38

NATO është gati të mirëpresë shpejt Finlandën dhe Suedinë, nëse vendosin të aplikojnë për anëtarësim, u tha gazetarëve të enjten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, raporton BBC.

Duke folur në një konferencë shtypi në Bruksel, Stoltenberg tha se i takon secilit vend të vendosë nëse do të aplikojë për anëtarësim, por ata do të ‘mirëpriteshin me krahë hapur nga NATO’ nëse vendosin ta bëjnë këtë.

Ai shtoi se aleanca ushtarake e NATO-s do të mbështesë gjithashtu të dyja vendet në periudhën e ndërmjetme midis aplikimit dhe ratifikimit zyrtar.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, është shprehur më herët se nëse Finlanda dhe Suedia anëtarësohen në NATO, atëherë Rusia do të duhet të “ribalancojë situatën”, duke marrë edhe ajo masat e saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit

Ministri i Informimit dhe Telekomunikacionit i Serbisë, Boris Bratina, në cilësinë e të dërguarit të Qeverisë së Serbisë, mori pjesë në ceremoninë e lamtumirës së...
11:18 | 05/07/2026

SHBA, të paktën tetë të plagosur në një incident me armë zjarri në Brooklyn

Të paktën tetë persona, përfshirë katër fëmijë, u plagosën në një incident me të shtëna që ndodhi në Coney Island, Brooklyn, New York, vonë natën...
11:14 | 05/07/2026

Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë

Një banor i Çikagos ka fituar një xhekpot prej 1.3 milion dollarësh në Lotarinë Lucky Day, 15 vjet pasi fitoi një çmim të konsiderueshëm në...
09:49 | 05/07/2026