Stoltenberg: NATO nuk ka plane të dërgojë trupa në Ukrainë

30 Janar 2022 | 19:15

NATO nuk ka në plan të dërgojë trupa për të luftuar në Ukrainë në rast pushtimi nga Rusia, deklaroi të dielën sekretari i përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg.

Deklarata e tij erdhi gjatë një interviste për BBC.

“Aleatët e NATO kanë dërguar trajnues. Ne po i ndihmojmë duke modernizuar kapacitetet e tyre, përfshi në mbrojtjen kibernetike. Aleatët e NATO gjithashtu i kanë furnizuar me armë. Për shembull, Mbretëria e Bashkuar ka dërguar armë kundërtank”, tha ai.

Stoltenberg gjithashtu vuri në dukje kufizimet e partneritetit me Ukrainën, ku theksoi se parimi i kundërpërgjigjes ushtarake nga gjithë vendet anëtare të NATO në rastin e sulmit të një vendi anëtar nuk vlen në rastin e Ukrainës pasi kjo e fundit nuk është anëtare.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zëvendëspresidenti turk takohet me Presidentin iranian në Teheran, çfarë u diskutua

Zëvendëspresidenti turk, Cevdet Yilmaz, u takua të premten me presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, në Pallatin Saadabad në Teheran. Yilmaz udhëtoi për në Iran për të...
12:37 | 03/07/2026

Paralajmërimi i OKB: Fenomeni El Niño është jashtëzakonisht i fortë, çfarë tregojnë të dhënat për Evropën?

Kombet e Bashkuara paralajmëruan sot se forcimi i shpejtë i fenomenit klimatik El Niño, i cili pritet të jetë “me intensitet të lartë” midis korrikut dhe shtatorit (duke arritur fazën e...
12:26 | 03/07/2026

Përleshje e dhunshme në Nigeri, vriten 18 persona

Të paktën 18 persona u vranë në një përleshje të dhunshme komunale të lidhur me një mosmarrëveshje për tokën në shtetin veri-qendror të Nigerisë, tha...
12:18 | 03/07/2026