Stoltenberg: Sulmi i Rusisë në Ukrainë, në shkelje të ligjit ndërkombëtar

27 Maj 2024 | 16:22

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Rusia shkeli ligjin ndërkombëtar duke sulmuar Ukrainën dhe se Kievi ka të drejtën të vetëmbrohet dhe vendet e NATO-s kanë të drejtën ta ndihmojnë atë.

Stoltenberg foli gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Bullgarisë, ku po mbahet sesioni i pranverës i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

“Sulmi i Rusisë në Ukrainë është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar. Sipas ligjit ndërkombëtar, Ukraina ka të drejtën të mbrohet. Vetëmbrojtja është e sanksionuar në Kartën e OKB-së, vetëmbrojtja sanksionohet në ligjin ndërkombëtar. Pra, Ukraina ka të drejtën të mbrohet nga sulmi rus. Ne kemi të drejtën si vende aleate në NATO që ta ndihmojmë Ukrainën të ushtrojë të drejtën për vetëmbrojtje”, tha Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s gjithashtu tha se qeveritë e vendeve të NATO-s duhet të rishikojnë kufizimet që i kanë vendosur Ukrainës për përdorimin e armatimeve që i dërgojnë.

“Disa nga aleatët i kanë hequr kufizimet, të tjerët jo. Mesazhi im është se mendoj që duhet t’i rishqyrtojmë këto kufizime, pasi duke pasur kufizime të tepruara po ua lidhim njërën dorë forcave ukrainase. Kufizimet ulin kapacitetet që të mbrohen. Sërish, këto janë vendime të vendeve anëtare dhe jo të NATO-s dhe ka kufizime të ndryshme për lloje të ndryshme armësh. Nuk them se nuk duhet të ketë fare kufizime në të ardhmen, por them se duhet t’i rishqyrtojmë kufizimet në veçanti duke pasur parasysh luftimet që po bëhen tani në rajonin Kharkiv, ku rusët mbrohen duke qëndruar pas vijës së kufirit që është pothuajse i njëjti me vijën e frontit”, tha Stoltenberg.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026