Stop ‘AstraZeneca’ për nën 60 vjeç, Gjermania pezullon vaksinën, Austria nis bisedimet për Sputnik V

31 Mars 2021 | 11:44

Vijojnë të shfaqen probleme me vaksinën e ‘AstraZeneca’ dhe fushata e saj e imunizimit në Evropë mbetet kritike. Gjermania vendos që kjo lloj vaksine të përdoret vetëm për moshën mbi 60 vjeç. Ky vendim është marrë nga agjencia gjermane rregullatore për barnat pasi sipas të dhënave të reja është raportuar për 31 raste me mpiksje gjaku dhe 9 vdekje.  Në vend janë shpërndarë rreth 2.7 milionë doza ‘AstraZeneca’.

“Besimi lind nga fakti se çdo dyshim, çdo rast individual do të hetohet. Qeveritë federale dhe shtetërore do të vijojnë me këtë proces. Rregullat e reja për përdorimin e ‘AstraZeneca’ natyrisht kanë pasoja për organizimin e fushatës së vaksinimit në të ardhmen e afërt, ne e diskutuam edhe këtë pjesë”, u shpreh kancelarja Angela Merkel.

Ndërkohë në fqinjin e saj, autoritetet austriake janë në bisedime me Rusinë për të blerë një milionë doza të vaksinës Sputnik V.  Por kjo vaksinë ende nuk ka marrë miratimin nga Agjencia Evropiane e Barnave.

“Ne do të kemi bisedime me ekspertët në ditët në vijim,  me Presidentin e Dhomës Mjekësore të Austrisë e po ashtu edhe me partitë parlamentare në mënyrë që të marrim sa më shpejt një vendim. Nga pikëpamja ime nuk ka kuptim të shohim se nga vaksina vjen, por rëndësi ka të jetë e sigurt dhe efektive”, u shpreh kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz.

Në Mbretërinë e Bashkuar afërsisht gjysma e popullsisë tanimë ka antitrupa kundër COVID, ose sepse e kanë kaluar virusin ose janë vaksinuar. Ky është vlerësim i testeve të kryera nga Zyra për Statistikat Kombëtare. Pjesa me e madhe e imunizimit është arritur  përmes programit të vaksinimit – me 30 milionë njerëz që kanë marrë të paktën një dozë.

Në Francë janë publikuar imazhe në Twitter që tregojnë turma qytetarësh që kanë pushtuar rrugët e parqet, sikundër në Lille dhe Lyon, të gjithë duke shijuar rrezet e diellit të pranverës.

Shumë pak vëmendje për distancën fizike në kohën kur po shtohen rastet e të infektuarve dhe presioni po shtohet në spitale.

Mediat franceze bëjnë me dije se gjatë mbrëmjes presidenti Macron do të bëjë me dije masat e reja kufizuese, e madje shkruhet se mund të mbyllen edhe shkollat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026