Strategjia e PD-së për mbrojtjen e votës, strukturë e posaçme për evidentimin e çdo rasti të shkeljes së ligjit

8 Prill 2021 | 12:28

Përgatitjet për mbrojtjen e votave në 25 prill, Partia Demokratike i ka nisur shumë më herët.

Në selinë blu, është ngritur tashmë një strukturë e posaçme që do të bëjë evidentimin e çdo shkeljeje të Kodit Zgjedhor.

Në një intervistë për Euronews Albania, drejtuesja e kësaj strukture shpjegon cili do të jetë qëllimi i saj dhe si do të funksionojë.

“Është një strukturë e organizuar nga juristët më të mirë që ka vendi, nga juristë, penalistë dhe profesionistë të tjerë të fushave të ndryshime. Fokusi kryesor është monitorimi i shkeljes ë ligjit dhe analiza e shkeljes së ligjit dhe më pas raportimi i tyre dhe denoncimi në KQZ, në prokuroritë e rretheve, në SPAK”, u shpreh Marinela Ziu.

Deri më tani kjo strukturë ka referuar disa raste të tilla në Komisionin qendror të zgjedhjeve dhe në organet ligjzbatuese.

“Ne jemi diku tek 50 raste të depozituara në prokurorinë e rretheve dhe 19 raste ne SPAK, një pjesë është në provës”, u shpreh ajo më tej.

Ziu tregon se disa nga shkeljet më të shpeshta të kodit janë përdorimi i aseteve publike, apo i administratës për fushatë, por sipas saj nuk kanë munguar edhe elementët kriminalë në procesin zgjedhor.

“Ne jemi organizuar jo vetëm këtu në selinë qendrore, por në të gjitha degët e PD-së. Kemi informacione të pafundme”, tha ajo më tej.

Sipas drejtueses, struktura për mbrojtjen e votës nuk ka në fokus vetëm fushatën elektorale, por edhe ditën e zgjedhjeve dhe procesin e numërimit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026