Strategjitë inovative në biznes/ Në fokus marketingu dixhital dhe AI

4 Dhjetor 2023 | 16:40

Inteligjenca artificiale dhe ndikimi ne marketingun dixhital ishin tema e konferencës ndërkombëtare të të Marketingut inovativ të mbajtur këto ditë në qytetin e Durrësit.

Konferenca Ndërkombëtare e Marketingut Inovativ, më e madhja dhe e vetmja në Shqipëri e Rajon, u mbajt në datat 1 dhe 2 dhjetor në Universitetin e Durrësit.

E kthyer tashmë në një “traditë”, në këtë edicion të katërt, ajo i tejkaloi pritshmëritë.

“Sivjet ne kemi mjaft pjesëmarrës me një gjeografi të gjerë. Kemi gati 20 shtete pjesëmarrëse, duke filluar nga SHBA, Anglia, të gjithë shtetet e rajonit, etj.”-tha Edlira Llazo – Zv. Dekane e FB për Kërkimin Shkencor.

Detajet i dha për “EuroNeës Albania”, shefi i departamentit Ervin Myftaraj. Inteligjenca artificianle ishte një ndër ato pike ku u vu dhe fokusi.

“Këtë vit, si risi, ne kemi vënë re, që tematikat janë më së shumti në trajtimin e marketingut dixhital dhe të inteligjencës artificiale, për ta parë atë sesi ndërlidhet me politikat e marketingut”-theksoi Ervin Myftaraj, Përgjegjës i Departamentit të Marketingut.

“Një nga punimet e para do të prezantohet nëpërmjet inteligjencës artificiale, ku vetë studiuesi do të jetë prezent, por nuk do flasë.”

Pjesëmarrësit vlerësuan iniciativën e departamentit dhe e cilësuan si diçka “unikale”. Marketingu dhe zbatimi i strategjive inovative në fushën e biznesit dhe ekonomi, tashmë konsiderohen si instrumenta të domosdoshëm për të rritur konkurrencën dhe për të ofruar vlerë të shtuar tek konsumatorët.

“Zakonisht konferencat organizohen në kuadër të fakultetit me tema të ndryshme, por kjo është diçka e rrallë, që një departamet të zhvillojë konferenca të vazhdueshme me tema aktuale. Vetë fakti që sot ka prej dhjetra fakulteteve jo nga Shqipëria po tregon se ka një interesim të madh”-shtoi Shaip Bytyqi – Profesor i Kolegjit “AAB”, Prishtinë.

Prezantimi i punimeve shkencore gjatë kësaj konference, synon të jetë një mundësi shumë e mirë për të ndarë eksperienca, risi dhe gjetje të rëndësishme, të vlefshme për biznesin, sektorin privat dhe atë publik, si dhe kërkuesit shkencorë që janë të angazhuar në studime të ndryshme mbi fushën e marketingut dhe inovacionit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026