Universiteti i Oksfordit zgjedh fjalën e vitit, termi trend i përdorur në Tik Tok

4 Dhjetor 2023 | 15:27

Jeni të aftë të bisedoni lirshëm apo të flirtoni me partnerë potencialë? Nëse po, atëherë ju keni të ashtuquajturën “rizz”, edhe në rast se nuk e dini.

Bëhet fjalë për fjalën e vitit të Universitetit të Oksfordit, që është një zhargon interneti për të qenurit romantik apo tërheqës e që përdoret kryesisht nga të rinjtë.

“Rizz” ishte një nga 8 fjalët e mbledhura në një listë të vetme, të zgjedhura për të reflektuar humorin, moralin apo shqetësimet për vitin 2023.

Lista u ngushtua përmes një vote publike, përpara se leksikografët e Oksfordit të merrnin vendimin përfundimtar.

Fjala mund të mos thotë asgjë për ata që nuk i përkasin të ashtuquajturës “Gjenerata Z”. Por ajo përdoret masivisht online, me miliarda përdorues të hashtagut “rizz” në rrjetin social “TikTok”.

Sipas zyrës së Universitetit të Oksfordit që merret me publikimin e fjalorit të gjuhës angleze, përmes “rizz” përkufizohet stili, joshja, tërheqja, apo aftësia për të bërë për vete një partner seksual.

Termi mendohet të jetë një variant i shkurtuar i fjalës “karizma”. Në gjuhën angleze ai mund të përdoret edhe si folje si për shembull për të joshur apo për të sjellë në qejf dikë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026