Fjalori i gjuhës shqipe do të pasurohet me 70 mijë fjalë të reja

22 Nëntor 2023 | 16:08

Fjalori i gjuhës shqipe do të pasurohet me 70 mijë fjalë të papërfshira më parë në fjalorin e botuar në vitin 1980.

Në qoftë se në fjalorin e para 43 viteve kanë qënë të përfshira 40 mijë fjalë, në fjalorin që pritet të dalë në vitin 2024, parashikohen të jenë të përfshira 110 mijë fjalë.

Në hartimin e këtij fjalori janë përfshirë akademikë, gjuhëtarë të njohur nga gjithë trevat shqipfolëse, përfshi dhe universitetet e vendit dhe atë të Prishtinës.

Ali Jashari, profesor doktor në universitetin e Korçës, pjesë e grupit të punës së fjalorit të madh të gjuhës shqipe ka bërë me dije se ky fjalor do të vijë në ndihmë akademikëve, pedagogëve, përkthyesve, studentëve, gazetarëve dhe gjithë atyre që do të përdorin gjuhën shqipe.

“Vet fjalori është pasuri dhe fjalori me këtë numër fjalësh, kuptimesh e të tjera është një vegël e mjet që do u shërbejë të gjithëve për pasurimin e gjuhës. Përdoruesit e këtij fjalori janë të shumtë, duke filluar me shkencëtarë që merren me hartimin e fjalorëve, leksikografët, përkthyesit, pedagogët, studentët, shkollarët, ata që merren me gjuhën shqipe në shkolla, ata që hartojnë tekste shkollore, gazetarët e të gjithë llojeve mediave të shkruara dhe elektronike që do të kenë në dorë një mjet të fuqishëm për të pasuruar gjuhën shqipe dhe për ta mbajtur ashtu siç është, e bukur e fuqishme, që u përgjigjet gjithë nevojave “, tha Jashari.

Sipas profesorit, ky fjalor ka qënë një domosdoshmëri për shkak të zbrazëtisë 43 vjeçare.

“Fjalori i tipit të madh ishte një domosdoshmëri pas një tradite shumë të gjatë leksikogrike që në historinë e leksikografisë datohet nga fjalori i Frank Bardhit në 1635 deri në fjalori i 1980. Ky zbrazëti që mund të duket nga 1980 deri në 2023, jo se nuk janë botuar fjalore por janë botuar, pasuruar me fjalë të reja, janë bërë shumë botime që shërbyen si bazë për hartimin e këtij fjalori të madh”, theksoi Jashari.

“Fjalori ka 110 mijë fjalë pa llogaritur kuptimet, ka rreth 11.500 njësi frazologjike dhe shumë njësi të tjera të ligjërimit”, tha profesori.

Të gjitha këto profesor doktor Ali Jashari i ka bërë me dije gjatë një takimi që ka pasur në auditorët e universitetin “Fan Noli” të Korçës në ditët kushtuar Kongresit të Drejtshkrimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026