Studimi shkencor: Gjuha shqipe 6 mijë vjeçare, autoktone në Ballkan
Në një artikull të fundit shkencor, përmes përdorimit të metodave të sofistikuara, studiohet origjina e gjuhëve indo-evropiane, përfshirë gjuhën shqipen së bashku me armenishten dhe greqishten. Nga të dhënat e e publikuara vërtetohet se shqipja është një nga gjuhët më të vjetra indoevropiane që flitet ende.
Për më tepër, kërkimet e kryera kryesisht përmes studimeve gjuhësore kompjuterike konfirmojnë lashtësinë dhe origjinalitetin e gjuhës shqipe.
Studiuesit kanë kryer edhe studime të ADN-së dhe kanë verifikuar se popullsia shqiptare është autoktone dhe shumë e lashtë në këto troje.
Të dy studimet janë plotësuese dhe përforcojnë njëra-tjetrën, duke vërtetuar përfundimisht shkencërisht se si populli shqiptar ashtu edhe gjuha shqipe janë të paktën 6000 vjeçare dhe autoktone të këtyre trojeve.
Diagramet e pemëve gjuhësore mbështesin një model hibrid për origjinën e gjuhëve indo-evropiane.
Si përmbledhje, bazuar në këtë studim, është evidente se gjuhët indo-evropiane fliten nga gati gjysma e popullsisë së botës, por origjina dhe përhapja e tyre janë objekt debati.
Heggarty et al. paraqet një bazë të dhënash me 109 gjuhë moderne dhe 52 gjuhë historike indo-evropiane të kalibruar me kalimin e kohës, me orgjinë fillestare në jug të Kaukazit.
Rezultatet e tyre sugjerojnë një shfaqje të gjuhëve indo-evropiane rreth 8000 vjet më parë.
Këto gjetje çojnë në një skenar “hibrid” që pajton provat aktuale gjuhësore dhe antike të ADN-së, duke treguar si Gadishullin Anatolian të Lindjes së Mesme si burimi parësor ashtu edhe stepën si një atdhe dytësor.
Artikulli Science thekson se pothuajse gjysma e popullsisë së botës flet një gjuhë që i përket familjes së gjuhëve indo-evropiane. Megjithatë, mbetet e paqartë se ku ishte atdheu i gjuhës së përbashkët të kësaj familjeje (proto-indoevropiane) dhe kur dhe pse u përhap në të gjithë Euroazinë.

LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak