115-vjetori i Ditës së Alfabetit, Begaj: Gjuha shqipe të pasurohet

21 Nëntor 2023 | 14:46

Kreu i Shtetit bëri thirrje për ruajtjen, lëvrimin dhe pasurimin e gjuhës amtare, për unitet dhe gjithëpërfshirje në nismën kombëtare të identitetit shqiptar.

Në nderim të përpjekjeve të bëra 115 vjet më parë nga atdhetarët tanë, Presidenti Begaj, gjatë fjalës së tij, vlerësoi rëndësinë e Kongresit të Manastirit, si një lëvizje jo vetëm gjuhësore, por edhe politike, vendimtare për ekzistencën e shqiptarisë.

“115 vjet më vonë e kuptojmë se shqipja jonë është gur themeli i identitetit shqiptar dhe i shpirtit të popullit tonë. Në një farë mënyre, është si e kuqja e flamurit që mban shqiponjën dykrenare (dhe përkrenaren e Kastriotit). Sot ne e marrim si të mirëqenë ekzistencën e shqipes, por në një ditë të tillë duhet të mos harrojmë luftën dhe përpjekjet titanike që na sollën deri këtu. Në fakt, po të lexoni historinë dhe gjithçka që ka pasur kundër, është mrekulli që shqipja mbijetoi dhe sot flitet nga miliona shqiptarë anembanë botës”, tha ai.

Në kontekstin e sotëm të influencës së gjuhëve të huaja, Presidenti i Republikës e vlerësoi si domosdoshmëri faktin që, krahas mësimit të tyre, të bëhen përpjekje që shqipja të mos humbasë e të mos izolohet, por të pasurohet në përputhje me realitetet e reja.

“Shqipja ka aq fjalë, sa të shprehë pa vështirësi edhe konceptet më të vështira. Mjeshtëria nuk qëndron në zëvendësimin e fjalëve tona me fjalë të huaja për të treguar epërsi intelektuale, por në punën e vështirë të gjetjes së fjalëve në shqip dhe lëvrimin e drejtë të gjuhës tonë. Çështja e ruajtjes dhe e zhvillimit të gjuhës nuk mund të jetë monopol i gjuhëtarëve. Të gjithë ata që punojnë në profesione të ndryshme dhe sjellin fjalë apo koncepte të reja, duhet të japin kontribut për një shqipe më të mirë, më të shumëllojshme dhe më elastike”, tha Begaj.

Gjatë qëndrimit në Manastir, Presidenti Begaj zhvilloi një vizitë në Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Ai gjithashtu bëri të ditur nismën për mbrojtjen e gjuhës amtare dhe promovimin e librit shqip kudo ku jetojnë shqiptarët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026