Strehimi i Gruevskit, Novak: Këto çështje i takojnë gjyqësorit

6 Shkurt 2023 | 17:06

Hungaria nuk përgjigjet lidhur me azilin e dhënë ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në vitin 2018 edhe pse ai është në listën e zezë amerikane dhe është dënuar me mbi 20 vite burg në Maqedoninë e Veriut.

Presidentja hungareze Katalin Novak ishte këtë të hënë në Shkup, teksa tha se vendim i takon sistemit gjyqësor hungarez që është tërësisht i pavarur në vendime.

“Në lidhje me rastin Gruevski, dua të them se është në juridiksionin e gjyqësorit tonë, I cili vepron I pavarur në vendime. Jam shumë e lumtur që gjatë vizitës sime u binda se bashkëpunimi ynë i ndërsjellë po ndërtohet dhe zhvillohet me sukses,” – u shpreh Novak.

Presidentja hungareze shprehu mbështetjen e plotë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, ndërsa homologu maqedonas falënderoi këtë shtet për mbështetjen në çdo moment të vështirë.

“Kjo vizitë është domethënëse për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Hungaria është një nga anëtarët më të zëshëm dhe më aktivë të BE në mbështetjen e procesit të zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një vend që luajti një rol të rëndësishëm në vendimin për fillimin e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut,” – tha presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Dy shtetet do të intensifikojnë më shumë bashkëpunimin edhe në sferën e emigracionit ilegal pasi Maqedonia e Veriut është pjesë e rrugës që çon emigrantët drejt kufijve hungarezë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën tetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit....
17:45 | 26/07/2026