Struktura e PD për mbrojtjen e votës, Vangjel Dule: Kur policia s’kryen misionin, qytetarët nuk mund të jenë aq gjakftohtë
Vangjel Dule, kryetari i PBDNJ, kandidat për deputet i PD-AN në Tiranë, numri 11 tha për gazetaren Ilva Tare se një nga shqetësimet e mëdha të kësaj fushate mbetet fakti që edhe pas kaq shumë vitesh nuk u arrit të shmangej tentativa për shitblerjen e votës, fenomen që sipas tij duhet të ishte çrrënjosur nga drejtësia.
Ai i bëri thirrje kryeministrit të heqë dorë nga përpjekja për të blerë vota e për të vjedhur zgjedhjet, ndërsa kërkoi nga policia të kryente misionin për të cilin ekziston, në mënyrë që siç tha qytetarët të mos kalojnë në vetëgjyqësi.
“Unë jam që qytetari duhet të ketë një besim të verbër tek drejtësia, por dhe drejtësia duhet të jetë e verbër në gjykimin e saj. Duhet të dëshmojnë të gjithë vetëpërmbajtje dhe prokuroria ta zbardhë një orë e më parë ngjarje. Rama të heqë dora nga tentativa për të blerë vota, zgjedhjet nuk mund të vidhen.
Policia duhet që t’i përgjigjet shqetësimit që t’i parandalojë këto fenomene. Si ka mundësi që në qendër të qytetit të Elbasanit qarkullonin makina pa targa? Ne do t’ia lëmë në dorë drejtësisë, policia e ka për detyrë të plotësojë misionin e vet se për këtë është krijuar.
Kur strukturat e destinuara për ta mbrojtur qetësinë publike, nuk e kryejnë misionin, qytetarët nuk mund të jenë kaq gjakftohtë”, tha z. Dule.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 20:35 Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britani, si tentoi të bashkëpunonte me shërbimet sekrete të Teheranit