“Studentët do ta largojnë nga vendi”, profesori serb: Vuçiç po humbet mbështetjen
Të shtunën në Serbi pritet protesta më e madhe kundër presidentit Vuçiç. Ndërkohë, në një lidhje live për Euronews Albania në emisionin Balkan Talks, foli nga Novi Sadi një nga protagonistët e protestave atje, profesori Dinko Gruhonjiç, lektor në universitet, publicist, gazetar dhe shkrimtar i njohur.
Gruhonjiç theksoi se në ditët në vazhdim do të bëhet gjithnjë e më thjeshtë për ta rrëzuar Vuçiç, pasi sipas tij shumë njerëz janë çliruar nga frika dhe tani e shohin frikën në sytë e tij.
“Ai është një autokrat, dhe çdo autokrat përdor frikën si armën kryesore kundër qytetarëve. Por frika tani është zhdukur, dhe kjo është fundi i çdo autokrati, përfshirë presidentin Vuçiç”.
Në lidhje me partitë opozitare, ai u shpreh se ato janë shumë të dobëta dhe qytetarët, veçanërisht studentët, nuk kanë besim tek to.
“Partitë e opozitës në Serbi janë shumë të dobëta dhe studentët e njerëzit nuk kanë besim te ato. Ato janë të dobësuara sepse Vuçiç ka shkatërruar skenën politike në Serbi. Për këtë arsye, studentët janë të qartë në kërkesat e tyre. Protestuesit thonë se kërkesat janë politike, por nuk vijnë nga partitë politike. Studentët janë forca kryesore politike dhe sociale që kërkojnë legjitimitet”.
Ai gjithashtu theksoi se, “edhe universitetet kanë të njëjtin pushtet, dhe ndoshta në muajt e ardhshëm do të kemi një qeveri të përkohshme që nuk do të formohet nga partitë politike, por nga studentët dhe profesorët”.
“Për të qenë i qartë Kushtetua serbe thotë se Presidenti nuk është gjë tjetër veçse një figurë politike që nuk ka pushtet në duart e tij ndaj studentët po i thonë atij se nuk mund të presin nga Vuçiç që të formojë ndonjë qeveri të re dhe jam i sigurt që në muajit e ardhshëm Vuçiç do të tërhiqet nën presionin e studentëve dhe ai do të largohet nga vëndi”, tha profesori serb, Dinko Gruhonjiç.
LEXONI GJITHASHTU:
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë