Studentët e zhdukur, Dogjani-oficerëve: Kontrolloni gropat septike dhe shtëpitë
Ish-drejtuesi i policisë në Shkodër, Asllan Dogjani, ka dhënë një sugjerim për agjentët çekë dhe shqiptarë të cilët dje dhe sot kanë zbarkuar në Malësi të Madhe për të kërkuar gjurmë për tre studentët çekë të zhdukur 20 vite më parë.
Në emisionin “Sot” në Euronews Albania, Dogjani tha se oficerët të kontrollojnë shtëpitë e braktisura dhe septike të fshatit ku dyshohet se janë zhdukur studentët.
“Në shpella është bërë krehja disa herë. Ajo që më ka ngelur merak është për të kontrolluar brenda fshatit. Unë do ju sugjeroja të kontrollonin shtëpitë e braktisura. Mua më ka ngel merak për të parë në gropat septike të fshatit. Kishte disa shtëpi me gropa septike dhe duhet të kontrollohen”- shprehet ai.
Dogjani theksoi se kanë pasur informacione që studentët janë ekzekutuar.
“Çështja penale është hapur në vitin 2003. Pas hapjes së çështjes unë kam bërë kërkime të vazhdueshme dhe të pandërprerë. Kam çuar në të gjithë zonën e Dugagjinit policë që shpeshherë kisha frikë, sepse rrinin me javë atje. Kemi bërë kërkime pandërprerë nëpër shpella, por nuk kemi arritur të gjejmë asgjë. Kishte shumë humnera që ata mund të kishin rënë dhe të ishin zhdukur, por është shumë e vështirë që të bien të tre në një humnerë, të bien të tre në të njëjtën ditë. Më vonë kishim dyshime se mund të ishin ekzekutuar”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Studentët e zhdukur në Theth, agjentë çekë e shqiptarë zbarkojnë në Malësi të Madhe
- Vrasja e 19-vjeçarit në Shkodër, kush është personi për të cilin dyshon policia
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 08:38 Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 08:30 Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz
- 08:11 Çmimet e naftës u rritën pas kërcënimeve të Trump për të vendosur tarifa për anijet që kalojnë në Hormuz
- 08:07 SHBA-të zgjerojnë sanksionet kundër Kubës, duke synuar edhe sektorin e turizmit