Studentët e zhdukur në Theth, agjentë çekë e shqiptarë zbarkojnë në Malësi të Madhe
Pas 20 vitesh është kthyer në vëmendje zhdukja e tre studentëve çekë, dy vëllezër dhe një vajzë në Malësi të Madhe.
Një grup policësh të Shkodrës dhe disa nga policia çeke ditën e djeshme dhe ditën e sotme kanë qenë në terren për të bërë me këmbë itinerarin që kanë bërë këta studentë 20 vite më parë, ku dhe u zhdukën pa lënë asnjë gjurmë.
Deri më tani nuk dihet nëse kanë gjetur ndonjë gjurmë, dhe arsye se përse efektivët u rikthyen për të gjetur gjurmën e çekëve 20 vite pas zhdukjes së tyre.
Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar në emisionin “SOT” në Euronews Albania është shprehur se e vetmja gjurmë e gjetur e studentëve ka qenë një email që njëri prej tyre ia ka lënë një banori vendas.
“Është vërtetuar se ata kanë shkuar deri në Theth. Aty mendohet se kanë qëndruar në një shtëpi dhe thuhet se janë kthyer. Vendi ku është gjetur një provë e vetme që kemi deri më tani quhet Ndërlusaj dhe është poshtë Thethit. Prova ka qenë adresa e Email-t”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lufta thellon krizën e urisë, bombardimet ruse rrafshojnë fushat me drithëra
- Eksperti: 3 kategoritë që rrezikojnë më shumë nga konsumimi i ‘Wudy’ të infektuara
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 08:38 Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 08:30 Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz
- 08:11 Çmimet e naftës u rritën pas kërcënimeve të Trump për të vendosur tarifa për anijet që kalojnë në Hormuz
- 08:07 SHBA-të zgjerojnë sanksionet kundër Kubës, duke synuar edhe sektorin e turizmit