Studentët kërkojnë 10 mijë lekë bonus nga qeveria për rritjen e çmimeve
Peticioni i ndërmarrë nga një grup studentësh për të kërkuar mbështetje nga qeveria për rritjen e çmimeve, ka marrë deri tani 5 mijë firma.
Gjatë emisionit “Sot”, tre përfaqësues të studentëve tregojnë se janë nxitur për këtë iniciativë nga shembulli që ka ndjekur qeveria e Kosovës.
Ata kërkojnë që qeveria e Shqipërisë të miratojë një bonus prej 10 mijë lekësh për çdo student për të përballur shtrenjtimin e jetës nga rritja e çmimeve.
Përderisa për kategoritë e prekur nga kriza u dha një ndihmë sado e vogël nga kjo nuk duhen përjashtuar studentët pasi jemi një kategori që cenohemi nga rritja e çmimeve.
“Edhe Qeveria e Kosovës ka dhënë një bonus prej 100 euro. Ideja na nisi pas këtij vendimi”, tha Ariola Zeneli.
Studentja Flavia Shehu thotë se nuk ka asnjë shkak që qeveria të mos marrë masa për të ndihmuar studentët në një kohë kur këtë e ka bërë Kosova, ku studentët i kanë zero tarifat.
“Minimalisht në këtë kohë krize, do të duhej që studentët të kishin këtë bonus simbolik nga qeveria”, shprehet ajo.
Emiljando Kita thotë se konviktet publike janë të degraduar edhe pse studentët paguajnë 5 mijë lekë në muaj për strehimin.
Studenti thotë se përveç strehimit, në muaj nevojiten 10 mijë lekë për t’u ushqyer.
“Në Tiranë që të mbijetosh nevojiten minimalisht 25-30 mijë lekë për një student”, shprehet ai.
Ai thotë se punon çdo ditë 4 orë në Call-Center për të përballuar jetën.
Ariela Zeneli, e cila krahas studimit edhe punon tregon se punon çdo ditë 8 orë për të mos humbë mundësinë për të përballuar shpenzimet dhe tarifat e studimit.
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë