Studentët kundër zgjedhjeve në universitete: Përjashtohet e drejta jonë për të votuar
Zgjedhjet në universitete për rektorët dhe senatet janë kthyer në çështje debati në opinionin publik. Studentët shprehën të vendosur kundër këtij procesi, i cili sipas tyre përjashton vullnetin e 60 për qind të tyre pasi nuk mund të marrin pjesë në këtë proces për shkak të pandemisë globale të COVID-19.
Anëtari i Lëvizjes “Qëndresa Qytetare”, Çeldo Brahimaj në “Ilva Now” tha se zgjedhjet në universitetet nuk mund të bëhen duke përjashtuar studentët, pavarësisht se pesha e votës së tyre është vetëm 10 %. Ai shtoi se i kanë dërguar një letër të hapur ministrisë së Arsimit për këtë proces diskriminues që po u bëhet studentëve shqiptarë.
“Ky proces zgjedhor do të jetë një proces përjashtues, pasi 60 për qind e studentëve iu hiqet e drejta për të kandiduar dhe për të zgjedhur. Në fakt kjo pyetje është logjike, sepse kemi probleme me përfaqësimin në nivel qendror. Pesha e votës tonë është modeste, por një grup njerëzish dhe studentësh kanë zgjedhur që të ngrenë zërin. Me iniciative të qytetarëve të një grupi studentësh, që janë një vlerë e jashtëzakonshme si individ dhe si grup, hapat e parë janë ndërmarrë sot dhe i është dërguar një letër e hapur ministrisë së Arsimit ku janë vendosur të gjitha problematikat”, tha ai.
Ai tregon hapin e radhës që pritet të merret nga vetë studentët.
“Po sot është bërë një kërkesë tek Komisioni Parlamentar për Edukimin, ku është kërkuar një dëgjesë me ministren e Arsimit për çështjen e zgjedhjeve, nëse ne nuk marrin reagimin e dëshiruar do t’i drejtohemi Gjykatës Administrative”, shtoi ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 15:28 Rama ndan videon, i mëson një roboti në Gjermani të bëjë shqiponjën dykrenare
- 15:23 Operacion kundër krimit të organizuar, arrestohen 9 persona në Kosovë. Sekuestrohen para, makina dhe armë (VIDEO)
- 15:12 Turistët ‘sfidojnë’ temperaturat në Romë, spërkaten me ujë teksa vizitojnë Koloseun (VIDEO)
- 15:05 Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton ‘rikonstruktim të thellë’, ja ndryshimet e reja
- 14:55 Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
- 14:50 Futbollisti i Interit thirret në Prokurori për akuzën e prostitucionit me të mitur