Studentja e arkitekturës në Gjirokastër: Emocion të punosh në ndërtimet 300-vjeçare

12 Nëntor 2023 | 14:49

Suela Xhangolli është studente e degës së arkitekturës dhe restaurimit në një prej universiteteve të Tiranës. Pasionin e saj mundohet ta vërë në zbatim sa herë të mundet.

Ndaj prej disa kohësh  ajo është bërë pjesë e përpjekjeve të ndërmarra nga specialistët e rinj të trashëgimisë kulturore për rijetësimin e vlerave të Gjirokastrës muzeale.

“Restaurimi është një nga gjërat më të bukura që kemi, është një mënyrë shumë e mirë për ruajtjen e kulturës,  gjithashtu është identiteti i çdo kombi, prandaj arsyeja pse restaurimi dhe arkitektura që lidhet me restaurimin  është e rëndësishme është sepse  që ne të kemi një identitet duhet që t’i ruajmë këto vlera dhe kulturë”, thotë Xhangolli.

Për studenten e re të arkitekturës dhe restaurimit është tepër emocionuese të punojë për kthimin në identitet dhe rijetësimin e komplekseve muzealë në Gjirokastër me moshë 200-300 vjeçare. Ajo mendon se gjetje të tilla ndërtimore nuk mund ti bëjnë as specialistët e sotëm ndërsa godinat historike spikasin me elegancën dhe stilin e veçantë arkitektonik

“Janë ndërtesa të cilat ndoshta ndërtesat që bëhen  në kohën e sotme nuk do të arrijnë të ecin kaq shumë sesa këto ndërtesa  duke u bazuar pak te planimetritë dhe gjithashtu  tek fasadat e këtyre ndërtesave të cilat  janë shumë unike në  vetvete dua të them që të krijon me të vërtetë emocion, ti ndjehesh ashtu si janë ndjerë  edhe personat të cilët i kanë ndërtuar arkitektët e sotëm dhe ndoshta nuk do të ishin të aftë ti jepnin  të njëjtën zgjidhje  ashtu si  kanë dhënë ata njerëz, të cilët kanë ndërtuar këto ndërtesa”, shprehet ajo.

Për restauratoren e re nismat për rijetëzimin e vlerave të trashëgimisë kulturore jo vetëm të Gjirokastrës por edhe të qyteteve të tjera muzeale në vendin tonë duhet të jenë të vazhdueshme si pjesë e kontributit për ruajtjen dhe transmetimin në breza të vlerave tona kombëtare

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026