Studentja: Në Shqipëri virgjëria barazohet me “nderin” te femrat
Tema e tabu e virgjërisë ishte kryefjala e pjesës së fundit të emisionit “Goodmornings Albanians”, në Euronews.
E ftuar në studio studentja, Megi Stambollxhi, shprehu habinë që kishte përjetuar kur kishte dëgjuar mbi klinikat e rikthimit të virgjërisë. Sipas saj në këto klinika shkojnë vajza të cilat i kanë të dashurit jashtë, me qëllimin që kur të kthehen ata t’i gjejnë të virgjëra.
Stambollxhiu tha se në Shqipëri fjala virgjëri konsiderohet si nder te femra dhe ndaj vajzat detyrohen të bëjnë ndërhyrje të tilla.
“Unë këto si fenomene për rikthimin e virgjërisë i kisha dëgjuar dhe prisja të ishte një thashethem midis vajzave, por qenka një gjë e vërtetë dhe po habitem në këtë pikë.
Pata dëgjuar disa raste konkrete nga shoqëria, rikthimi i virgjërisë ndërkohë që i dashuri ishte diku jashtë.
Në momentin që kthehej, priste që nusja të kishte atë ndershmërinë, atë pafajësinë, atë virgjërigë që është kthyer në një tabu. Fjala virgjëri barazohet me nder te femra”, tha Stambollxhiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit