Studim/ Bakteret “sfidojnë” antibiotikët, OBSH në alarm: Kërcënim për shëndetin

17 Tetor 2025 | 20:45

Trajtimi i disa infeksioneve të zakonshme apo të rënda po bëhet gjithmonë e më i vështirë, kjo për shkak të rezistencën që bakteret kanë krijuar ndaj atibiotikëve, duke i sfiduar ato.

Raporti i fundit i hartuar nga OBSH tregon në 5 vitet e fundit rezistenca ndaj antibiotikëve është rritur në 40%.

Ekspertët raportojnë se aktualisht 1 në 6 infeksione bakteriale janë shkaktuar nga baktere rezistente ndaj antibiotikëve. Infeksionet urinare janë aktualisht më të vështira për tu trajtuar si pasojë e këtij fenomeni, pasuar nga infeksionet e gjakut dhe më pak ato seksualisht të transmetueshme.

Kjo ka bërë që mjekët të kalojnë deri tek përdorimi i antibiotikëve që janë zgjedhje e fundit që merren nga goja dhe në aplikimin e antibiotikëve intravenoz apo siç njihet në gjuhë popullore gjilpërat, ndërkohë që vijon të rritet rreziku që infeksione të zakonshme të bëhen të patrajtueshme.

E, coli shkaktari më i zakonshëm i infeksioneve urinare është edhe bakteri më rezistentë ndaj antibiotikëve.

Studimi ka nxjerr në pah se rezistenca ndaj antibiotikëve varion ndjeshëm nga një rajon në tjetrin, me azinë juglindore dhe mesdheun lindor i cili kryeson. Europa, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria kanë nivele më të ulta të rezistencës së antibiotikëve.

Duke e konsideruar këtë një kërcënim për shëndetin global, ekspertët e OBSH apleojnë për përdorim të kujdeshëm të antibiotikëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026